Hetemi: Nuk është problem nëse na shkarkonë me referendum
Kryekomunari i Lleposaviqit Lulzim Hetemi ka thënë për Kosovo onlajn se e dinte për vizitën e sotme të kryeministrit Albin Kurti, sepse ky i fundit i paskësh thënë para një muaji kur ishin në Prishtinë, por për arsye sigurie nuk është thënë se kur do të ndodhë saktësisht vizita.
Hetemi thotë se përsa i përket çështjes së votimit për shkarkimin e kryekomunarit i cili është planifikuar më 21 prill, nuk do të jetë problem.
"Përsa i përket referendumit, nuk është problem. Qeveria e Republikës së Kosovës këtë e ka lejuar, nuk është problem nëse na shkarkojnë. Me partitë sërbe që do të dalin në zgjedhje dhe iniciativa qytetare dhe partitë e tjera, do të jenë tre apo katër parti e kjo ngjason pak me demokracinë, për të mos patur gjithmonë vetëm një parti në zgjedhje", thotë Hetemi.
Rregjistrimi i popullsisë në Kosovë duhet të nisë më 5 prill, ndërsa kryekomunari i Lleposaviqit beson se këtu nuk ka asnjë problem.
"Përsa i përket rregjistrimit jam i bindur se nuk do të ketë probleme pasi është në të mirën e qytetarëve, të shikojmë se ku jemi sot, sa banorë ka çdo vend, çdo komunë pasi është mirë të dimë sesa prona janë të rregjistruara dhe banesa. Ne sot kemi problem me banesat e reja pasi në to banojnë njerëz dhe nuk e dimë se cilët janë këta në përgjithësi. Për shembull qytetari i Lleposaviqit me fëmijë banon nëpër bodrume me qera“ thotë Hetemi.
Pyetjes se çfarë mendon rreth kërcënimeve ndëshkuese për qytetarët të cilët refuzojnë të deklarohen në rregjistrim (deri në 2.000 euro) thotë se kjo duket "paksa frikësuese".
"Po ndoshta është pak frikësuese, por mendoj se rregjistrimi do të kalojë pa probleme. Natyrisht që kemi sfida, por duhet të luftojmë dhe të përpiqemi dhe të jemi të bashkuar. Unë këtë e shikoj si qytetar i Lleposaviqit", thotë ai.
Përsa i përket bisedës së sotme me Kurtin, Hetemi thotë se më së shumti u fol rreth investimve që do të mbërrijnë prej Qeverisë së Kosovës.
"Biseduam rreth një kompleksi sportiv përmes Ibrit ndërsa më herët prej Federatës Kosovare të Futbollit na është premtuar se do të ndërtojnë terrene tenisi e futbolli, kështu që dhe kryeministri na i premtoi se do të investojë në këtë kompleks", thotë Hetemi.
Ky i fundit tha se ka akoma projekte për Lleposaviqin.
"Për tani kemi disa projekte për Lleposaviqin, përshembull rrugët, rruga në Leshkë, apo të themi rruga prej 6 km ku me letra është e asfaltuar ndërsa ndodhet në gjykatë dhe nuk e dimë sesa mundemi të shkojmë aty për të punuar. Kemi dhe disa rrugë në tre fshatra shqiptarë Caroj, Koshton dhe Bistricë. E më pas ai projekt përmes Ibrit kompleksi sportiv, e më pas pishina olimpike e cila ka qëndruar përgjysmë nga ana e kryetarëve të komunës së Lleposaviqit... Kështu që besoj se do të jetë mirë", thotë ai.
0 komentet