Kosova në Këshillin e Europës: Proçes me interesa të larta dhe pasoja të qëndrueshme

Dragan Bisenić
Burim: Kosovo Online

Shkruar për Kosovo onlajn: Dragan Biseniq, gazetar

Këshilli i Europës ka humbur rrugën në një territor të panjohur, i cili lehtësisht për të mund të shndërrohet në xhungël. Kjo nuk është çështje e të drejtave të njeriut, por shtetësie. Për shumë, anëtarësimi potencial i Kosovës në KE nuk ka asnjë lloj lidhje me ndjekje fisnike ndaj standardeve të të drejtave të njeriut. Kurrë më parë në historinë e Këshillit të Europës, prej më shumë se 70 vitesh egzistencë, nuk është shqyrtuar aplikimi për anëtarësi i një territori të kontestuar, aq më pak që u miratua për anëtarësim në të. Në rastin e Kosovës, duket se është precedent. Le të themi Vatikani, asnjëherë nuk njeh shtete të kontestuara. Për këtë Vatikani nuk njohu as Shtetin e Pavarur të Kroacisë (NDH) pale më të njohë Kosovën e sotme.

Në këtë moment, egzistojnë të paktën tre argumente të mundshme kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës: 1) Integriteti territorial dhe egzistenca e Rezolutës 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të KB, 2) paragjykimi i negociatave aktuale dhe 3) rreziku i krijimit të preçedentit.

Kandidatura, e më pas pranimi i mundshëm i Kosovës paraqet kërcënim të integritetit territorial të Sërbisë, shtet anëtar në KE qysh prej vitit 2003. Ky do të ishte hapi i parë në destruktivitetin efektiv shtetëror të Sërbisë në kuadrin europian ku mekanizmat e mbrojtjes së pakicave për herë të parë shndërrohen në mekanizma të destruktivitetit shtetëror.

Anëtarësimi i Kosovës do të rezultonte që definitivisht të detyrohej ndryshimi i hartës së Sërbisë çka do të ishte shkelja e principeve fondamentale të së drejtës ndërkombëtare. Rezoluta e KS të KB 1244 konstaton validitetin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe shteteve të tjera në rajon ashtu sikurse deklarohet në Aktin Final të Helsinkit, si dhe rezolutës që u miratua në Këshillin e Sigurimit sipas procedurës në kuadër të Kapitullit VII të Statutit konsiderohet e detyrueshme në kuadër të nenit 25 të Kartës së KB, çdo shkelje e integritetit territorial të Sërbisë, konsiderohet si shkelje e mëtejshme e të drejtës ndërkombëtare.

Të gjithë ata që janë të gatshëm që këtë t’a injorojnë, pretendohet se Komiteti i ministrave nuk do të duhet të jetë kufizuese Rezoluta 1244 për të cilën thuhet se do të qëndrojë derë e hapur për të gjitha mundësitë, përfshirë edhe shtetësinë kosovare. Por, është e qartë se procedura e pranimit në Këshillin e Europës është e lidhur pazgjidhshmërisht me statusin e Kosovës dhe se ka shumë pak të bëjë me qëllimin fillestar të saj. Ata përveç kësaj, nuk pyesin se çfarë bën kështu Këshilli i Sigurimit në KB ku çdo 6 muaj po shqyrton situatën në Kosovë? Ajo çfarë është më e rëndësishme, ata shkelin Statutin e Këshillit të Europës flet me vendosmëri për shtetet si anëtare të Këshillit të Evropës. Kosova, epo si dikush këtë dëshiron, tashmë nuk është shtet.  

Argumenti i dytë normativ është se ky proces paragjykon dhe minon dialogun rreth normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Ajo në të njëjtën kohë me vete hyn në konflikt në Këshillin e Europës dhe veten e vet dhe në Këshillin e Europës shumë herë është thënë se kjo nuk është organizatë e cila mund të zgjidhë konfliktet. Shembulli i konfliktit në Gjeorgji ku në çdo javë në rendin e ditës së Komitetit të Ministrave prej vitit 2009, kishte me pak efekt të prekshëm ilustrativ.

Argumenti i tretë është rreziku i preçedencës. Rasti kosovar nëse do të jetë i suksesshëm, gjithësesi do të jetë precedent, ashtu sikurse ishte përdorimi i NATO-s për shkatërrimin e shteteve të tjera përmes dhunës ushtarake apo vendimi i njëanshëm për shpalljen e pavarësisë. Nuk do të jetë më tabu që territori kontestues të shikohet rrugë drejt anëtarësimit pavarësisht sesa kjo mundësi është e largët. Idea është se megjithatë, për të konfirmuar se Kosova është një rast "sui generis", për të demonstruar se Rusia nuk mund t’a përdorë si precedent në marrëdhëniet e saj me Ukrainën, Donbasin dhe Krimenë.

Rezultati i votimit në Komitetin e Ministrave, ku abstenuan gjashtë vendet që nuk e njohin Kosovën, është përpjekje e dëshpëruar për të shmangur krizën e madhe në Këshillin e Europës, e cila në mënyrë të pashmangshme do të lindte nëse të gjitha shtetet anëtare që nuk e njohin Kosovën votuan kundra, përfshirë Hungarinë. Do të ishin 33 shtete që janë pro Kosovës në Këshillin e Europës dhe 13 kundër, çka është një raport jashtëzakonisht i pafavorshëm për funksionimin e mëtejshëm të Këshillit të Europës dhe që pashmangshmërisht, do të çonte në diskutime, argumente, mosmarrëveshje shumë të mprehta. të cilin aparati i qartë politik dhe juridik i kësaj organizate dhe veçanërisht Sekretariati i Përgjithshëm i saj, nuk do të mund t’a mbronte. Kjo, përndryshe është shumica minimale e nevojshme për të pranuar aplikimin, vetëm për dy vota më shumë se 31 të nevojshme. As tani me 7 shtete që ishin kundër, problemi nuk është i paktë. Hungaria, Rumania, Qipro, Spanja, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Sërbia, përfaqësojnë numrin më të madh të shteteve që kanë kundërshtuar ndonjëherë pranimin e një vendi kandidat në Këshillin e Europës. Është e qartë se abstenimi i votimit nga Bosnjë-Hercegovina, Greqia, Sllovakia, Moldavia dhe Ukraina është një qëndrim joparimor. Të gjitha këto vende kanë problemin e ruajtjes së integritetit të tyre territorial, e ndokush prej tyre nuk kontrollon një pjesë të territorit të vet dhe disa kanë minoritete të konsiderueshme në popullsinë e vet dhe nuk duhet të përmendim as mosmarrëveshjen disa dekadashe mes Greqisë dhe Maqedonisë. Do të ishte tepër e vështirë të zgjidheshin raportuesit dhe mes tyre të mos ishin kundër pranimit të Kosovës. Kështu shtetet abstenuese, të cilat nuk e njohin Kosovën, mund të jenë kandidate ideale, të cilët do të ofrojnë “besueshmëri” dhe “objektivitet” në pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës e kështu, do të tentonin të tejkalonin të gjitha shkeljet e Statutit të Këshillit të Europës dhe mangësitë proceduriale në këtë proces. Roli i shteteve abstenuese për këtë, nuk është i natyrës teknike. Ajo ka domethënie thelbësore për minimizimin e mundësisë së bllokimit të anëtarësimit të Kosovës në KE.

Të gjitha këto shtete me këtë xhest, kanë shprehur gatishmëri në njohjen e Kosovën, por çdonjëra prej tyre parasheh rast për vete.

Në thelb, surpriza e vërtetë dhe më e madhe e pakëndshme është Greqia. Të gjithë zyrtarët grekë, nga presidentja e Shtetit, tek kryeministri e deri tek ministri i jashtëm, kanë premtuar se Greqia nuk do të ndryshojë qëndrim për Kosovën. Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, vetëm një muaj para votimit ka qenë në Beograd, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar vizitoi edhe privatisht shtëpinë e presidentit Vuçiq. Në fund të vizitës së marsit të këtij viti, ai tha: “Greqia është një bashkëbisedues i besueshëm, një mik historik i Sërbisë, një bashkëbisedues që ka një rol me një agjendë shumë të kufizuar, por shumë të rëndësishme: stabilitetin dhe sigurinë në Gadishullin Ballkanik.

Është interesant fakti se në sfondin e “rastit të Kosovës në Këshillin e Europës” po ndodhin ndryshime të mëdha, edhe në ato vende që janë bartëse të idesë së Kosovës në Këshillin e Europës, siç është Gjermania. Kjo dëshmon sesa e sikletshme është përfshirja në këtë operacion të rrezikshëm. Memorandumi gjerman dërguar anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE) në prill të vitit 2022 i cili u zbulua nga bashkëpunëtorët e Iniciativës Europiane për Stabilitet, sugjeron që Kosova formalisht nuk mundet as të aplikojë për anëtarësi: se duhet të ftohet vetëm në bazë të konsensusit të të gjithë anëtarëve; se një konsensus i tillë ishte i paimagjinueshëm për shkak të kundërshtimit sërb; dhe se Kosovës duhet t'i ofrohen më mirë-në konsultim ("Abstimmung") me Sërbinë-alternativa për anëtarësim.

Një prej alternativave u prezantua në memorandumin e prillit është që Kosova do të pranohet të bashkohet si anëtare “si rajoni i Sarskës”.

Ky është krahasim interesant. Mes viteve 1950 dhe 1957, Sar ishte protektorat francez. Partitë progjermane (kryesisht CDU) i’u ndalua pjesmarrja në zgjedhje. Ky nuk ishte kurrë më parë shtet. Në vitin 1957, Sar i‘u bashkua Republikës Federale Gjermane si Sarland.

Një pyetje e thjeshtë nga deputeti i Bundestagut Knut Abraham, a do t’a mbështesë Gjermania anëtarësimin e Kosovës në KE, planifikuar më 4 maj, sekretari i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme Andreas Mihaelis, e tha qartë se “Qeveria federale mbështet anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Europës”.

Kërkesa e Kosovës për anëtarësi në Këshillin e Europës, është sipërmarrje dhe lojë e madhe e cila paraqet rreziqe dhe mundësi të konsiderueshme për të gjitha palët, përfshirë vetë Këshillin e Europës. Cilido qoftë rezultati, do të ketë implikime të qëndrueshme ligjore dhe politike dramatike. Intensiteti i argumenteve të kundërta do të jetë i lartë. Mundësia e debateve të zgjaura politike e përçarëse, duken thuajse të sigurta dhe ligji i pasojave të padëshiruara është ai që duhet të kenë parasysh të gjitha palët. Nuk mundesh të përjashtosh mundësinë që kërkesa të gjendet në harresë politike apo administrative. Varet shumë nga pozicioni i Sërbisë.

Aplikimi i pranuar i Këshillit të Europës për Sërbinë ka dhe një anë shumë të mirë-ajo mundëson që sërish të riçelë diskutimin ndërkombëtar për çështjen e pavarësisë kosovare ku do të ngrihet në një kontekst krejtësisht të ri, në kontekstin e shpërbërjes së shteteve në Lindjen e Mesme, roli i shteteve islamike në të gjitha këto, Ukraina, Tajvani dhe raste të tjera të mundshme. Ky proces i nominimit dhe konfirmimit të statusit të Kosovës në Këshillin e Europës, mund të shndërrohet në shumë të pakëndshëm për të gjithë protagonistët kryesorë të tij.