Hill: SHBA mbështet procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Sërbië e Kosovës, Prishtina të formojë BKS
Ambasadori i SHBA në Sërbi Kristofer Hill me rastin e vizitës në Preshevë, ka theksuar se Uashingtoni mbështet plotësisht përpjekjet e BE për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Sërbisë duke thënë se për të, një prej elementëve më të rëndësishëm të marrëveshjes së Ohrit, është detyra e Prishtinës për të formuar Bashkësinë e Komunave Sërbe.
Në deklaratën për gazetarët fill pas takimit me kryebashkiakun e Preshevës Shqipërim Arifi, Hill ka thënë se dy javë më parë egzistonte ende shqetësim se në Ohër nuk do të arriheshin të gjitha mundësitë.
"Mendoj se si rezultat i takimeve në Ohër u shfaqën shance pozitive, të cilat mund të ndihmojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Sërbisë. Nuk ishte e lehtë për të dy qeveritë, si për Albin Kurtin ashtu edhe për presidentin Aleksandar Vuçiq. Këto kanë qenë vendime fort të vështira. Mendoj se është bërë përparim i rëndësishëm” ka thënë ai.
Hill ka theksuar se për të, një prej elementëve më të rëndësishëm në marrëveshjen e Ohrit, është fakti që Prishtina do të përmbushë detyrimet që ka dhe formimin e BKS duke shtuar se ka dhe gjëra të tjera që Kosova ka pranuar për t’i bërë.
"E gjithë kjo do të çojë në marrëdhënie më të mira me BE. Prishtina mund t’a konsiderojë marrëveshje me Brukselin. Po kështu edhe pala sërbe. Ajo çfarë është dakordësuar me Vuçiq për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ka lidhje në marrëdhëniet e Beogradit me Brukselin” ka thënë ai.
Hill tha se duhet t'i jepet mirënjohje të veçantë Mirosllav Llajçakut e në veçanti përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë në BE, Zhozef Borelli i cili kaloi 12 orë gjatë takimeve në Ohër, pavarësisht detyrimeve të panumërta në lidhje me Ukrainën.
Ai gjithashtu theksoi se asgjë nuk është dakordësuar derisa të implementohet.
Hill bëri të ditur se SHBA edhe pse nuk është palë në dialog, e konsideron veten pjesë të këtij procesi dhe do të vazhdojnë të angazhohet.
Ambasadori amerikan në Beograd ka ftuar qytetarët të mos pendohen për atë që nuk është arritur në Ohër, por të shohin atë që duhet të implementohet.
Njëkohësisht Hill theksoi se duhet të mbështeten njerëz që ndërmarrin këto vendime të vështira.
Në vazhdim të vizitave në komunat në jug të Sërbisë, Hill sot ka biseduar me përfaqësues të qeverisë vendore në Preshevë e më herët theksoi rëndësinë e zbatimit të të drejtave të pakicave për të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në Bujanovc e Preshevë.
Kryetari i organit kalimtar të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (NSA) Ragmi Mustafa ka thënë për portalin e Bujanovcit se “nuk shqetësohet për deklaratën e ambasadorit Hill se nuk ka mbështetje për formimin e Bashkësisë së Komunave Shqiptare në Jug të Sërbisë”.
“E kuptoj këtë qëndrim, sepse qëllimi i politikës amerikane, është të ndajë Sërbinë sa më shumë nga ndikimi i Rusisë” tha Mustafa.
Ky i fundit theksoi se qëndrimi i shqiptarëve do të jetë i qartë në këndvështrimin e “respektimit të të drejtave të pakicave në përdorimin e simboleve kombëtare, gjuhës dhe shkrimit, si dhe zbatimin e masave në arsim dhe përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet publike të shtetit të Sërbisë”.
Deputeti në Kuvendin e Sërbisë dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PDD), Shaip Kamberi, nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare për mediat rreth vizitës së ambasadorit Hill, por vetëm ka shkruar në faqen e tij në Facebook se është gëzuar për vizitën e diplomatit amerikan.
Hill tha se “aplikimin e politikave për pakicat, pozitën e shqiptarëve etnikë dhe për problemet që kanë ata në integrimin tek institucionet e Sërbisë, do t’i diskutojë në takimin e radhës me presidentin Aleksandar Vuçiq”.
Pritet që Hill të vërë në lëvizje edhe çështjen e reformës së organit kordinues për tre komunat në jug të Sërbisë në mënyrë që me përfshirjen e shqiptarëve, ky organ zyrtar i qeverisë së Sërbisë, të kishte një rol më efektiv në zgjidhjen e problemeve aktuale.
Hill i cili ndodhet për një vizitë tre ditore në jug të Sërbisë nën shoqërimin e bashkëshortes së vet, ka biseduar me sërbë, shqiptarë dhe romë, nxënës dhe studentë të Këndit Amerikan në Bujanovc, ku insistoi në “përfaqësimin reciprok të të gjitha bashkësive etnike në kuadër të programeve që zhvillohen në Këndin Amerikan në këtë komunë”.
Në Preshevë Hill ka biseduar me Shqipërim Arifin kryetarin aktual të pushtetit vendor dhe kryetar i Alternativës Demokratike Shqiptare (PD) e cila njihet si “opozita shqiptare” në raport me PDD e Shaip Kamberit.
Vizitën treditore në komunat e jugut të Sërbisë, diplomati amerikan do t’a përfundojë nesër në takimin me kryebashkiakun e Vranjës Sllobodan Millenkoviq.
Pritet që tema e bisedës të jetë zhvillimi i mëtejshëm ekonomik në komunat jugure e qëndrore të Sërbisë dhe mbështetja e SHBA për projektet e mëtejshme zhvilluese.
Kjo është vizita e parë në komunat në jug të Sërbisë e Kristofer Hilit, qysh prej emërimit të tij në funksionin e ambasadorit të SHBA në Sërbi.
Hill njihet si njohës i mirë i situatës në Ballkanin Perëndimor dhe si bashkëpunëtor i Riçard Hollbrukut, ka qenë një nga diplomatët e rëndësishëm në përgatitjen e më vonë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit.
0 komentet