Hill: Propozimet ndodhen në tryezë por veçse për pak, arritja e marrëveshjes sa më parë
Ambasadori i SHBA në Sërbi Kristofer Hill ka thënë sot se propozimi për normalizimin e raporteve ndodhet "në tryezë pveçse për pak" dhe se Beogradi dhe Prishtina duhet të arrijnë marrëveshjen sa më parë të jetë e mundur, transmeton RTV.
"Mjaft nga këto ndodhin edhe në botë, ndërsa unë mendoj se në aspektin e dialogut, marrëveshja duhet të jetë ashtu siç Llajçak tha-sa më parë. Dimë se elementët e marrëveshjes kanë qenë në tryezë prej disa kohësh. Kanë lidhje me Bashkësinë e Komunave Sërbe, kanë lidhje me shkallën më të madhe të internizimit të cilën Kosova kërkon”, ka thënë Hill.
Sipas fjalëve të tij gjithçka pothuajse është e qartë pavarësisht se për këto elementë është biseduar prej shumë kohësh.
“Ato u theksuan veçanërisht gjatë takimit të Ohrit. Me të vërtet është koha për të shpejtuar dhe për të ecur përpara" u tha Hill gazetarëve kur u pyet nëse SHBA dhe BE kishin vendosur afat kohor për arritjen e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës.
Hill nuk ka dashur të komentojë deklaratën e kryetares së Komisionit Europian, Ursula fon der Lejen e cila dje tha se Prishtina duhet të formojë BKS ndërsa Beogradi duhet të pranojë de fakto pavarësinë e Kosovës.
“Do të them vetëm se prej këndvështrimit tim, po flasim rreth elementëve konkret të cilat ndodhen në tryezë dhe për të cilat besojmë se janë të dakordësuara nga të dy palët. Elementi më i madh dhe ai që është më i rëndësishëm për Sërbinë është sigurisht formimi i BKS. Egzistojnë disa elementë të tjerë dhe ato kanë lidhje me dëshirën e Kosovës për ndërkombëtarizim më të madh” tha Hill, i cili në Kopshtin Botanik, çeli zyrtarisht “Oazin për Pjalmat”.
Siç tha ai, të gjitha këto elementë duhet të definohen me dozë me saktësi të caktuar, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime kur kalohet në fazën e implementimit.
komentet