Hoti: Pavarësisht nga turbullirat politike, nuk ka rrezik për konflikte në Ballkan
Analisti politik nga Prishtina Afrim Hoti beson se pavarësisht çka egzistojnë turbullira politike, nuk ka rrezik nga konfliktet në Ballkan derisa Nato është prezente me të gjitha forcat.
Duke komentuar deklaratat e ministrit italian të mbrojtjes Guido Krozeta rreth një fronti të ri shpërthyes në Ballkan sikurse ai në Lindjen e Mesme, Hoti thotë se këto dy situata janë të pakrahasueshme pasi Europa është nën "ombrellën e sigurisë së Nato".
"Nuk mundemi të krahasojmë rrezikun në Ballkan me rajone të tjera sikurse ai në Lindjen e Mesme apo problemet në Ukrainë pasi kemi fat sepse jemi Europë gjeografike. Kemi fat që në kuptimin e sigurisë jemi nën ombrellën e Nato. Derisa Nato është prezent në Ballkan nuk shikoj gjasa për konflikte. Por shikoj që egziston rrezik prej turbullirave politike që shfrytëzojnë liderët politikë që do të udhëhiqnin të tillë apo atillë fushatë politike. Në terren nuk shikoj asnjë rrezik real për Ballkanin”, ka thënë Hoti për Kosovo onlajn.
Ai thekson se në rajon egzistojnë turbullira politike por derisa janë prezente forcat e Nato, nuk ka mundësi reale që të shkohet deri në konflikte.
"Egzistojnë turbullira politike. Ndoshta egzistojnë indikacione, shenja të panjohura në terren sikurse ngjarja në Banjskë, sulmi terrorist në Banjskë, por nuk shikoj mundësi reale që të shkohet deri në konflikte në Ballkan derisa forcat e Nato janë në terren", shtoi Hoti.
0 komentet