Hoxha: Dyshoj se Osmani do të angazhohej në rrëzimin e qeverisë së Kurtit
Analisti politik Leart Hoxha thotë për Kosovo online se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk do të përfitonte politikisht nëse do të rrëzonte qeverinë e Albin Kurtit përmes deputetëve të listës Guxo. Spekulimet sipas të cilave nuk përjashtohet një skenar i tillë, Hoxha i konsideron si një formë presioni ndaj Osmanit.
“Numrat e japin si mundësi, por është thjesht një shans matematikor. Unë dyshoj se ajo do të përfshihej në llogaritje të tilla. Po ashtu, kjo nuk varet vetëm nga deputetët e Listës Guxo, ka edhe deputetë të Listës Serbe dhe minoriteteve tjera, dhe së fundi nga e gjithë opozita, kështu që nëse të gjithë arrijnë marrëveshje do të ishte e mundur. Nuk besoj se do të arrihet një marrëveshje e tillë, pasi të gjithë kanë thënë shprehimisht se Kurtin nuk do ta rrëzojnë me votat e Listës Serbe. Dyshoj se ndonjë parti mund t'ia lejojë vetes ndryshimin e këtij qëndrimi dhe nëse LS del jashtë kësaj përllogaritjeje, do të jetë edhe më e vështirë të gjesh vota diku tjetër”, thotë Hoxha.
Siç shton ai, Osmani po mundohej ta kryente siç duhet rolin e presidentes dhe të distancohej sa më shumë nga politika partiake.
“Unë mendoj se ajo është mjaft e zgjuar dhe një figurë politike me mjaft përvojë për të ditur se nuk mund ta përballojë këtë. Edhe në mes të këtij presioni nga bashkësia ndërkombëtare ndaj kryeministrit, Osmani si presidente e vendit luan një rol solid dhe përpiqet të mbajë të gjitha këto nën kontroll dhe se imazhi i Kosovës në sytë e partnerëve ndërkombëtarë nuk keqësohem”, thotë Hoxha.
Në pyetjen nëse Osmani do të ishte negociator i Kosovës ndryshe nga Kurti në dialogun me Beogradin, bashkëbiseduesi ynë thotë se shumë gjëra në dialog nuk varen nga ajo se kush është negociator, por nga situata politike, e cila është disi më e gjerë se vullneti i një politikani.
“Në Kosovë kemi pasur katër-pesë negociatorë nga Edita Tahiri e tutje dhe në të njëjtën kohë nga pala serbe edhe pse Vuçiq ka qenë në pushtet nuk ka zhvilluar dialog gjatë gjithë kohës. Ajo që shohim është mungesa e vullnetit politik për të zbatuar atë që është nënshkruar në 2013 dhe 2015 dhe për atë që është rënë dakord në 2023. Pa vullnet politik, dyshoj se mund të bëhet diçka më shumë sepse nuk varet nga një person, edhe pse ka ekipet negociuese. Po ashtu, shumë gjëra në Ballkanin Perëndimor kushtëzohen nga situata në Ukrainë, nga ngjarje të ndryshme në Evropë, nga pozicioni i këtyre vendeve ndaj Rusisë dhe NATO-s, kështu që nuk varet shumë nga negociatori kryesor”, thotë Hoxha.
komentet