I dërguari i SHBA-së: Nëse Kurti nuk i pranon kërkesat tona, do të ketë pasoja afatgjata për Kosovën
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë sot se nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk i pranon tre kushte për qetësimin e situatës në veri të Kosovës, atëherë kjo do të thotë se ai nuk dëshiron bashkëpunim me BE dhe SHBA dhe se kjo nuk mund të shkojë pa pasoja, transmeton Ekonomija online.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE presin që të arrihet një marrëveshje për qetësimin e situatës në veri, gjegjësisht përmbushjen e tri kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare që Eskobar dhe i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ia paraqitën Kurtit në takim – deeskalimi në terren, mbajtja sa më e shpejtë e zgjedhjeve në veri dhe kthimi në dialog dhe në procesin e noramlizimit.
Escobar shtoi se SHBA, Bashkimi Evropian dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë kanë qëndrim të përbashkët për qetësimin dhe normalizimin e situatës dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë pasojat për Kosovën do të jenë afatgjata.
Ai tha se ato nuk janë drejtuar popullit të Kosovës, sepse, siç tha ai, Amerika ka marrëdhënie të shkëlqyera me qytetarët e saj dhe se Uashingtoni do të jetë gjithmonë me ta pavarësisht se kush është në pushtet.
Escobar gjithashtu theksoi se Qeveria e Kosovës duhet të prezantojë menjëherë draftin e statutit të BKS-së.
“Do të arrihet në Bashkësi, pyetja e vetme është se me kë”, tha Escobar. Ai tha se nëse Kosova dhe Serbia nuk i përmbahen Marrëveshjes së Brukselit, atëherë e refuzojnë BE.
Ai ka shtuar se Aleksandar Vuçiq nuk mund të ketë të drejtën e vetos kur mbahen zgjedhjet në katër komuna në veri të Kosovës, dhe shtoi se ajo dritare mbyllet nëse Kosova formon BKS.
komentet