Jevtiq: Mbështetje e plotë sërbëve të veriut, lufta kundër regjimit të Kurtit-çështje jete

Dalibor Jevtić
Burim: Kosovo online

Kryekomunari i Shtërpcës Dallibor Jevtiq ofroi mbështetje të plotë për sërbët e veriut të Kosovës pas protestës së sotme në Mitrovicën e Veriut.

Jevtiq në Fejsbuk ka thënë se kupton plotësisht kushtet e vështira të qytetarëve në veri dhe faktin se ndaj tyre sikurse ndaj të gjithë sërbëve në këto vise, ushtrohet terror dhe dhunë institucionale të rregjimit të Albin Kurtit.

“Sot populli sërb kudo që jeton simpatizon dhe ofron mbështetje të plotë për vëllezërit dhe motrat e tij në veri të Kosovës. Protesta e sotme në Mitrovicën e Veriut nuk ishte e para, besoj as e fundit, protesta e sërbëve në K&M me mesazh të qartë se dëshirojmë të jetojmë në paqe dhe të mos na mohohen të drejtat elementare të njeriut në zemër të Europës”, ​​tha Jevtiq i cili është edhe nënkryetar i Listës Sërbe.

Ai shtoi se për të gjithë është e qartë se me afrimin e ditës së zgjedhjeve, Kurti përmes metodave të ndryshme të dhunës institucionale do t’a sulmojë popullin sërb.

“Regjimi në Prishtinë nuk ka një rezultat të vetëm në punën e tij, nga ekonomia e deri tek infrastruktura, gjithçka Kurti është i vetë i humbur. I mbetet që me goditje ndaj sërbëve të sigurojë një tjetër mandat për zbatimin e politikës së tij etnonacionaliste, politikë e spastrimit etnik që po e ndërmerr pa zbrazur asnjë plumb të shkrehur duke përdorur metodën e arrestimeve, frikësimit, konfiskimit të pronës private, marrjen e të drejtave një populli”, bën të ditur Jevtiq.

Ky i fundit shton se për këto arsye nevojitet bashkimi kombëtar, pavarësisht dallimeve eventuale politike.

“Nuk është sekret që në strategjinë e Kurtit, përveç metodave të lartpërmendura, arma kryesore është krijimi i konflikti sërbo-sërb, që për gjithçka të keqe çka ndodh tek populli sërb në Kosovë, të fajësohen vetëm sërbët, shteti i Sërbisë dhe më së shumti presidenti Vuçiq. Për këtë është i lumtur që sot në protestë morën pjesë përfaqësues të të gjitha partive politike të sërbëve në Kosmet të cilët janë kundër terrorit të Kurtit dhe që e panë taktikën e Kurtit për krijimin e konfliktit sërbo-sërb. Rreth atyre ‘sërbëve’ që janë me Kurtin në qeveri dhe që mbështesin politikën e dhunës ndaj sërbëve, të cilën çojnë dorën dhe votojnë për uzurpimin e pronave private sërbe, votuan për shumë vendime të dëmshme kundër interesave të popullit sërb, nuk do të shpenzoj fjalë”, tha Jevtiq.

Ky i fundit tha se sërbët kurrë nuk janë mësuar të tërhiqen përballë problemeve dhe të ankohen për vështirësitë dhe sfidat.

"Ata që i shikojnë si dobësi protestat tona paqësore dhe thirrjet për paqe, gabohen rëndë. Sepse kur shikojmë prapa në atë që kemi kaluar që kur Kurti erdhi në pushtet-arrestime, të shtëna me armë ndaj fëmijëve tanë dhe plagosje të bashkatdhetarëve, sekuestrim të pronave sërbe, anulim të dinarit, mbyllja e institucioneve tona-dhe nëse nuk na thyen, atëherë mesazhi i sotëm i bashkimit është përgjigja më e mirë e mundshme. Ndaj është detyrë që çdo sërb dhe sërbe në K&M pavarësisht ndaj sfidave dhe situatës së vështirë, të ndeshen për të thënë qartë dhe me zë të lartë se nuk e pranojnë diktaturën nga Prishtina”, thekson Jevtiq.

Ai shton se asnjëherë nuk kemi marrë ndonjë gjë të mirë nga Kurti dhe as nuk e presim sot.

"Megjithatë, kujdeset për pasivitetin e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare. Deklaratat dhe 'dënimet me shkrim' nuk e ndihmuan dhe as ndaluan terrorin e Kurtit. Absurdi më i madh është se Kurti bën thirrje për 'hapjen e urës' që me hapjen e saj ‘urat e bashkëpunimit dhe bashkëjetesës’ i thërret ai që deri më tani urat e besimit me politikën e tij etnonacionaliste i ka shembur. Ju gënjen ju Kurti, zotërinj të bashkësisë ndërkombëtare. Ju gënjen ju dhe këtë e dini. Nuk është ai as për vlerat europiane, as nuk dëshiron shoqëri multietnike në Kosovë. ai dëshiron Kosovë të pastër etnike si parakusht të përmbushjes së qëllimit të tij politik e cila quhet Shqipëria e Madhe” bën të ditur Jevtiq.

Ai ka dëshiruar për të gjithë sërbët që kjo luftë ndaj regjimit të Kurtit të mos jetë çështje politike, por çështje jete.

“Mos u besoni atyre që ju flasin se çdo e keqe që na ndodh është faji i shtetit të Sërbisë apo Listës Sërbe si partia më e madhe e sërbëve në Kosmet. Ajo narrativë doli nga kuzhina politike e manipulatorit Albin Kurti i cili i dha shërbimet e tij për të përhapur narrativën mes popullit sërb.

Le ta kundërshtojmë me unitetin tonë, sepse uniteti ynë ka qenë gjithmonë dhe do të jetë forca jonë më e madhe. Nga Shtërpca, nga Gorazhdevci përmes Graçanicës deri në Ranillug, veriu dhe jugu duhet të jenë një. Harmonia jonë do të jetë humbje për djallin”, përfundoi Jevtić.