Qytetarët e Mitrovicës së Veriut: Me këtë tubim përcjellim mesazhe paqeje
Qytetarët e Mitrovicës së Veriut pas mbajtjes së tubimit në Sheshin vëllezërit Milliq për thëniet e Prishtinës për çeljen e urës mbi Ibër, kanë thënë për Kosovo onlajn se në këtë mënyrë do të dëshironin të përcillnin mesazh paqeje për të cilën shpresojnë se do t’u shkojë të gjitha vendeve të Pesëshes dhe KB.
"Donim të përcillnim mesazh se jemi për paqen dhe lirinë, por që kemi të drejtat tona. Kjo është pa asnjë incident dhe urrejtje dhe se shteti ynë që qëndron pas nesh dhe që është me ne, të tentojë që me të gjitha masat politike të zgjidhë gjithçka. Njerëzit janë në kufij të nervave dhe ky është problemi më i madh. Ka probleme të mëdha për shkak të të hollave, këtu ka njerëz të moshuar, nuk mund të blejnë ilaçe dhe mjekohen. Rinia nuk ka liri, për të mos thënë se është duke u zbatuar ndonjë masë e madhe”, na tha një nga banorët e Mitrovicës së Veriut.
Millosh Spasojeviq gjithashtu është i mendimit se këto janë mesazhe paqeje.
"Dëshirojmë t'u themi vendeve të Pesëshes dhe KB se ne qëndrojmë në tonën dhe se ura na ofron një lloj paqeje. Dimë çka ndodhi para 20 vitesh dhe çfarë lloj trazirash pati," thotë ai.
Një bashkëqytetare thotë se sërbët jetojnë me frikë sepse atyre i’u është marrë gjithçka.
“Hapja e urës nuk është e mirë, kanë marrë gjithçka, ngelet vetëm kjo. U ka ngelur vetëm shpirti të n’a i marrin dhe kaq, le ta n’a i marrin dhe atë. Ata bastisin në mënyrë mizore dhe budallallëku dhe të çuditshme. Fëmijët tanë kanë frikë dhe me frikë zgjohen. Na nevojiten një pjesë e mirë mjekësh që fëmijët që jetojnë dhe punojnë këtu, të vizitohen. Prindërit kanë ngelur pa punë, ne pensionistët po mbahemi. A e shikon bota këtë? Ky është genocid i genocideve ndaj popullit. Është më e ndershme të thonë që do t’ju vrasim të gjithëve për të mos qenë më dhe të jemi të qetë ”, thekson ajo.
0 komentet