Rakiq: Nuk kemi për t’ua harruar asnjëherë atë që bërët me fëmijët

Goran Rakić
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Listës Sërbe Goran Rakiq ka thënë sot në Graçanicë se për fat të keq për sërbët dhe fëmijët sërbë në Kosovë, nuk ka paqe as në festën më të gëzueshme siç është ajo e Krishtlindjes.

"As në ditën para Krishtlindjes nuk ishte qetë, as kur u gdhi kur u sulmua një tjetër i ri në Komunën e Kllokotit. Sot vizituam Stefanin dhe Milloshin duke i’u uruar atyre shërim të shpejtë dhe sa më parë të kthehen në shtëpi", ka thënë Rakiq.

Ky i fundit sot i shoqëruar nga kryebashkiaku i Shtërpcës njëherësh nënkryetar i Listës Sërbe Dalibor Jevtiq, vizituan djemtë sërbë të cilët një ditë më parë u lënduan në Gotovusha dhe me këtë rast theksuan se sërbët në Kosovë, gjatë gjithë këtyre viteve kanë qenë të shtypur.

"Përmes të gjitha mënyrave kanë tentuar të na dëbojnë nga këto troje. Kam një mesazh për të gjithë ata që nuk dëshirojnë prezencën e sërbëve në këto troje. Nuk do t’ua harrojmë dhe as ua falim asnjëherë atë që bërët një ditë më parë me fëmijët tanë. U bëj thirrje të gjitha organeve kompetente mbi të gjitha bashkësisë ndërkombëtare dhe Kfor të forcojnë prezencën e tyre dhe të mos të na ndihmojnë përmes deklaratave dënuese, veçse në terren të tregojnë se me të vërtetë qëndrojnë për të ofruar siguri për sërbët dhe jetët e tjera të pafajshme të cilët jetojnë këtu", ka thënë Rakiq.

Ky i fundit ka shtuar se në ditën e sotme që është festa më e gëzueshme për kristianët siç është Krishtlindja nuk do të thotë asgjë më shumë veçse: "Zoti i paqtë, Krishti lindi".

On je dodao da na današnji najradosniji hrišćanski praznik Božić ne bi da kaže ništa više sem:

"Mir Božiji, Hristos se rodii".