Kabashiq: Instalimi i kamerave në veri është politikë kontrolli mbi popullin

Nikola Kabašić
Burim: Kosovo Online

Ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë në Mitrovicën e Kosovës Nikolla Kabashiq thotë për Kosovo onlajn se policia kosovare ka të drejtë të vendosë videombikqyrësa në hapësirat publike nëse për këtë egziston arsye ligjore, por kjo që në Mitrovicën e Veriut kohët e fundit janë montuar numër i madh kamerash nuk do të thotë se qytetarët ndjehen të sigurtë. Sikurse thotë, përkundrazi, mund të flitet për kontroll politik të njerëzve në një territor.

“Kjo kuptohet si një formë presioni. Qytetarëve po i’u përcillet mesazhi: jeni nën mbikqyrje, po ju vëzhgojmë dhe çfarëdo që të bëni për këtë mund të përgjigjeni penalisht” thotë Kabashiq.

Ky i fundit bën të ditur se në Kosovë egzistojnë dy ligje që rregullojnë çështjen e videombikëqyrjes dhe se Ligji për Policinë në nenin 24 thotë se duhet të egzistojë qëllim për regjistrim dhe se popullata duhet të jetë e informuar qartë për arsyet e vendosjes së kamerave, kohëzgjatjen dhe asaj se çfarë do të bëhet me të të dhënat e marra në këtë mënyrë.

Në të njëjtën rregullore, shton ai, thuhet dhe se kamerat mund të vendosen edhe në vendet ku në të kaluarën shpesh herë janë kryer vepra penale ose ku egziston dyshimi bazik se mund të ushtrohen vepra penale.

“Ligji i përgjithshëm që rregullon këtë çështje është shkruar nga Agjencia për Privatësi dhe Informim dhe rregullon në detaje vendosjen e kamerave dhe videombikqyrjes qoftë nga policia, subjektet tregtare apo qytetarët, pra cilat janë ato kufizimet për t'u kujdesur për të drejtën e privatësisë së qytetarëve. Nga njëra anë, egziston interes i përgjithshëm për sigurinë e qytetarëve, për uljen e kriminalitetit, zbulimin e veprave penale dhe autorëve të veprave penale, çka është legjitime në çdo territor dhe për këtë policia ka të drejtë t’a bëjë, ndërsa nga ana tjetër duhet të egzistojë arsye dhe proporcionalitet”, thotë Kabashiq.

Ky i fundit kujton se në muajin prill nisi seria e vendosjes së kamerave në disa udhëkryqe kryesore në Mitrovicën e Veriut dhe se atëherë thuhej se arsyet ishin rritja e sigurisë së qytetarëve dhe lufta ndaj kriminalitetit.

“Megjithatë, nuk e kanë zbatuar ligjin sepse ai vendim duhet të jetë në formën e shkruar dhe qytetarët duhet të informohen publikisht, kështu që të sqarohet qëllimi i regjistrimit. Ne nuk e dimë nëse egzistojnë arsye ligjore për regjistrim, policia nuk i ka njoftuar publikisht qytetarët, vetëm ka thënë numrin e kamerave që do të vendosen. Gjithashtu, nëse kjo masë e rritjes së sigurisë mund të ishte arritur në ndonjë mënyrë tjetër dhe jo me vendosjen e kamerave, të themi forcimin e ndriçimit publik, duke shtuar numrin e patrullave policore apo mënyra të ngjashme. Kjo nuk ndodhi. Në asnjë nga këta bandera në të cilët janë vendosur kamerat, nuk ka spegim publik, njoftim apo tabelë që thotë që ‘ky territor është nën videombikqyrje’, çka është detyrim ligjor”, spegon Kabashiq.

Ky i fundit thotë se është detyrë e çdokujt që vendosin kamera në polici të kenë kujdes të rreptë në trajtimin e regjistrimeve që do të bëhen, sepse regjistrimet cënojnë të drejtën e privatësisë që çdokush e ka dhe nuk dihet nëse ato janë të drejtuara vetëm në rrugë apo ndaj apartamenteve.

“Kemi pasur eksperienca me Llunen dhe Orlloviqin, të cilët janë filmuar nga kamerat e policisë dhe më pas ato pamje në mediat shqiptare janë publikuar në pozicion shumë poshtërues. Qytetarët janë shumë të shqetësuar se çfarë do të bëhet me rregjistrimet, nëse shëtisin në rrugë. Policia duhet të thotë qartë se cilët persona do t'i trajtojnë ato të dhëna, për çfarë qëllimi dhe në cilën periudhë do të fshihen. Ligji për policinë thotë në harkun e 15 ditëve, ndërsa ligji për privatësi dhe informacion deri në 30 ditë. Megjithatë, Ligji për Policinë u jep atyre mundësinë që nëse bëhet fjalë për pamjet që mund të çojnë në zbulimin e një vepre penale mund t’i përdorin. Këto janë kamera që kanë rezolucion të lartë dhe me gjasa egziston ndonjë softuer për njohjen e fytyrës dhe autoveturës ndërsa më vonë me disa programe, ata mund t'i kombinojnë ato pamje me të tjerët dhe të përputhen se kush, ku ka qenë dhe me kë”, bën të ditur bashkëbiseduesi ynë.

Sikurse shton situata është e ngjashme edhe në komunat tjera në veri dhe se janë gjithsej 18 pika kontrolli.

“Kemi edhe patrulla të herëpas’hershme dhe policë civilë. Kjo ndjenjë mbikqyrjeje, ndjenjë kontrolli mbi popullatën shkon përtej arsyeve që janë shpallur publikisht-që ka të bëjë me luftën kundër kriminalitetit. Këtu mund të thuhet më shumë për kontrollin politik të popullit dhe kontrollin e përditshëm të lirisë. Përvojat që kemi me policinë flasin se egzistojnë arrestime për çdo gjë dhe gjithçka në veri: ose je kriminel lufte ose je pjesmarrës në sulmet ndaj policisë, ndaj Kfor apo nxit urrejtje racore dhe kombëtare. Çdokush mund t’a gjejë veten nën sulm. Kështu që këto kamera në përgjithësi ne nuk i konsiderojmë me masë që policia përdor për të qenë më të sigurt. Sepse nuk jemi”, thotë Kabashiq.

Ky i fundit bën të ditur se me praninë e forcuar të policisë dhe kamerave në veri, shkoi deri aty që numër i madh i shqiptarëve vijnë në veri vetëm për të provokuar dhe fyer.

“Të rinjtë shqiptarë vijnë në qytet, ngasin makinën provokativisht me flamuj shqiptarë me muzikë të lartë kombëtare që dëgjohen prej makinave, lëvizin nëpër rrethrrotullim, hedhin shprehje të turpshme ndaj vajzave dhe grave si në sërbisht apo dhe shqip, i shajnë... Policia është e pranishme aty por nuk bën asgjë për t’i parandaluar dhe sjellje të tilla sanksionohen.

Kamerat nuk sillen që qytetarët të ndjehen të sigurt, por egziston një lloj rezistence ndaj saj. Nuk ka ndërveprim mes policisë dhe qytetarëve. Policia nuk dëshiron t'u spegojë qytetarëve asnjë nga veprimet e saj dhe në veri ka tejkaluar mandatin e saj shumë kohë më parë. Ata sillen dhe si inspektorë ndërtimi, dhe si inspektorë sanitar dhe tregtar. Paraprakisht ushtrojnë kontrolle nëpër apartamente dhe shtëpi me justifikimin se nuk u duhet urdhër, sepse fqinjët raportuan se keni pajisje për minierat e kriptomonedhave. Ose fqinjët tuaj raportuan se keni armë në banesën tuaj. Këtu policia është krahu i zgjatur i politikës së pushtetit aktual të Kosovës”.