Stoshiq: Futja e kamerave është një nga arsyet e bojkotit, inçizimet mund të keqpërdoren

Slobodan Stošić
Burim: Kosovo Online

Slobodan Stoshiq, menaxher i programit të Qendrës për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC), tha për Kosovo online se vendosja e kamerave është një nga arsyet e bojkotit të mundshëm të votimit për largimin e kryetarëve të komunave në veri dhe se serbët janë të shqetësuar se pamjet mund të keqpërdoren.

Siç thekson ai, është e rëndësishme të theksohet se çfarë ka çuar në gjendjen aktuale, që është ndër të tjera vendosja e kamerave.

“Ata nuk e dinë se kush do t'i menaxhonte ato kamera, ku do të mbaheshin inçizimet, a do të ishte komisioni komunal zgjedhor apo do të ishin inçizimet në KQZ, ata vetëm deklaruan se inçizimet mund të merren nga institucionet ligjzbatuese, që është një term pak më i gjerë, unë personalisht, por edhe organizata ime, i kuptoj shqetësimet e qytetarëve që kanë frikë se do të inçizohen dhe se mund t'u ndodhë diçka pas zgjedhjeve, se ato inçizime do të  keqpërdoren, sepse nuk janë zgjedhje të rregullta, nëse janë të rregullta, atëherë kamerat dhe inçizimi do të kishin kuptim, si ky në këtë referendum, pra në votën për shkarkimin e kryetarit, vetëm njerëzit që votojnë kundër kryetarit do te dalin qe do te thote qe ai qe eshte pro kryetarit mjafton te rrije ne shtepi. Njerezit qe do te dalin ata qe janë kunder kryetarit janë në fletevotim prandaj kemi arsye te shqetesohemi ”, ka theksuar Stoshiq.

Ai shton se është e rëndësishme të theksohet se bojkoti i çdo zgjedhjeje ka qenë gjithmonë një nga mjetet demokratike kundër represionit dhe një mënyrë legjitime e shprehjes së pakënaqësisë.

“Besoj se çdokush ka të drejtë të votojë ose të mos votojë sipas bindjeve të tij. Sa i përket mandatit të kryetarit të komunës, nëse i ashtuquajturi referendum nuk ka sukses, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë, kryetarët do të mbesin në zyre deri ne vitin 2025. Nuk shoh qe presionet nga disa vende europiane te ishin me te forta dhe te kene ndikuar ne doreheqjen e kryetareve, po te rriteshin presionet tani edhe nese do te nderroheshin kryetaret, keshilltaret ne kuvende do te rriteshin të mbesin të njëjtë dhe këshilltarët aktualë të Komunës së Mitrovicës Veriore nuk do ta reflektojnë dhe as ta përfaqësojnë realisht popullatën që jeton këtu”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

I pyetur nëse ka mundësi që nëse ndodhin zgjedhje të njëkohshme lokale dhe të jashtëzakonshme parlamentare, ai thotë se kjo mundësi ekziston.

“Unë shoh se në Prishtinë është ndezur çështja, partitë opozitare kërkojnë largimin e kryeministrit Kurti, po përgatiten për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Nëse kjo ndodh, mund të presim edhe zgjedhje të jashtëzakonshme lokale”, thekson Stoshiq.