Kajtazi: KFOR-i vazhdon të veprojë në përputhje me Rezolutën 1244

Fadilj KAjtazi
Burim: Facebook

Në këtë ditë, saktësisht 27 vjet më parë, trupat e para të NATO-s hynë në territorin e RF të Jugosllavisë. Mandati i tyre u dha në bazë të Rezolutës 1244, ndërsa kësaj i parapriu nënshkrimi i Marrëveshjes Ushtarako-Teknike në Kumanovë, me të cilën përfundoi bombardimi i NATO-s pas 11 javësh.

Analisti ushtarako-politik Fadil Kajtazi vlerëson se roli i KFOR-it në thelb nuk ka ndryshuar, sepse, siç thotë ai, kjo strukturë ushtarake në aspektin juridik vazhdon të funksionojë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kajtazi deklaroi për Kosovo online se KFOR-i vazhdon të konsiderohet organizatë që garanton paqen në Kosovë dhe në rajon.

“Ajo që vërehet është se ka ndryshuar numri i pjesëtarëve të KFOR-it, i cili është zvogëluar në përputhje me rrethanat dhe vlerësimet e nivelit të sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, thotë Kajtazi.

Ai thekson gjithashtu se është i dukshëm ndryshimi në strukturën e shteteve që marrin pjesë në kuadër të KFOR-it.

“Struktura është më e ngushtë krahasuar me atë që ekzistonte në fillim të misionit”, thekson Kajtazi.

Aktualisht në Kosovë ndodhen 4.657 pjesëtarë të KFOR-it nga 31 shtete.