Karanoviq: Osmani nuk i duhet më Kurtit, ëndërron pozitën e presidentit

Ognjen Karanović
Burim: Kosovo Online

Analisti i Qendrës për stabilitet shoqëror Ognjen Karanoviq beson se konflikti mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentës Vjosa Osmani erdhi për atë çka Kurti dëshiron pozitën e presidentit dhe se tashmë shqyrton nëse Osmani është e nevojshme për pushtetin e ri prishtinas pas zgjedhjeve.

Karanoviq thekson se partitë në Kosovë nuk kanë autonomi në marrjen e vendimeve të rëndësishme pasi politika strategjike e të gjitha partive politike është e orjentuar nga vendet perëndimore.

Siç shton partia Guxo të cilën e formoi Osmani, nuk ka domethënie politike dhe për këtë arsye presidentja e Kosovës sërish është përafruar me qëndrimet e LDK, anëtare e të cilës ka qenë.

"Të mos mendojmë se ata po konfliktohen rreth çështjeve themelore. Absolutisht jo. A bëhet fjalë për Vetvendosjen apo Guxo, apo është fjala për LDK apo PDK, ata kanë politikë strategjike të hartuar nga vendet perëndimore. Ata nuk kanë autonomi të veçantë në procesin e vendimmarrjes. Por duhet të jemi të vetëdijshëm se në shkurt të vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Aty do të ketë pozicionim të ri, pra krijimi i plejadës së re marrëdhëniesh politike. Guxo është në fakt grupim i ndarë forcash politike, të cilat u ndanë nga LDK. Vihet re se Osmani sërish po i afrohet pozicioneve të LDK sepse Guxo është partner i parëndësishëm për Vetëvendosjen, nuk ka forcë politike. Ajo nuk mbështetje në organin zgjedhor, forca e saj politike është minore dhe ata do të dalin keq në zgjedhje” ka theksuar Karanoviq.

Ky i fundit beson se Kurti "ëndërron" pozitën e presidentit të Kosovës.

Duke qenë se bëhet fjalë rreth një profili politik manjak, ai me siguri tani po ëndërron për pozitën e presidentit të të ashtuquajturës Kosovë, ëndërron edhe pozitën e udhëheqësit të të gjithë shqiptarëve, do të zëvendësonte edhe Edi Ramën” shton ai.

Edhe pse Presidenca dhe Qeveria e Kosovës kanë paraqitur detaje teknike si arsye për ngecjen e marrëdhënieve, thekson Karanoviq, thelbi i konfliktit mes Kurtit dhe Osmanit nuk qëndron tek BKS, por ai konflikt është i natyrës së brendshme.

"Osmani tenton të pozicionohet dhe në nomenklaturën diplomatike amerikane si faktor i rëndësishëm politik, madje amerikanët treguan se ajo është garantuese i stabilitetit të së ashtuquajturës Kosovë. Nuk është kjo arsyeja thelbësore. As Osmani dhe as Kurti nuk dëshirojnë BKS, dhe në thelb Perëndimi politik nuk e dëshiron këtë. Mos gënjejmë veten se Kurti është ndonjë faktor i rëndësishëm politik që mund t'i rezistojë vullnetit të mentorëve të vet që e krijuan. Bëhet fjalë për konfliktin e tyre të brendshëm se kush do të jetë në pushtet dhe nëse Osmani i duhet apo jo në atë pushtet pas shkurtit të 2025” konkludoi Karanoviq.