Tre vite nga mandati presidencial i Osmanit, çfarë raporti ka patur ndaj komunitetit sërb?
Ndonëse pasi Kuvendi e zgjodhi për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani tha se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve e përkundër pritshmërive primare se mund të kontribuojë në përmirësimin e raporteve mes sërbëve dhe shqiptarëve, tri vitet që ka kaluar në këtë funksion, sipas opinionit të bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn, nuk treguan se politika e saj për këtë çështje dallon nga politika e Vetëvendosjes.
Në fakt, ajo që po kritikohet për këtë juriste, e cila ka përfunduar studimet e doktoraturës në Universitetin e Pitsburgut, është se ajo vetë ka kontribuar në radikalizimin e shoqërisë shqiptare në Kosovë. Vlerësohet dhe se imazhin e vet politik e ndërton mbi nacionalizmin, qëndrimin antisërb dhe haptazi intolerant ndaj Beogradit.
Si kandidate e Lëvizjes Vetëvendosja, Osmani në Kuvendin e Kosovës u zgjodh presidente më 4 prill 2021 me 71 vota, ndërsa dhjetë deputetët e Listës Sërbe nuk ishin të pranishëm në parlament. Pasi u bë presidente, u tërhoq nga kryesimi i listës Guxo çka ishte themeluese, ndërsa njëkohësisht u regjistrua si parti politike.
Kur në shtator të 2022 njoftoi se së shpejti do vizitonte qytetarët në veri të Kosovës, katër kryetarët e atëhershëm të komunave veriore njoftuan se e perceptuan këtë njoftim si provokim të popullit sërb dhe akoma një formë tjetër presioni ndaj sërbëve “në dritën e veprimeve dhe deklaratave antisërbe që jepte Osmani”.
Analisti politik Sërgjan Graovac nga Qendra për Stabilitet Shoqëror thotë për Kosovo Onlajn se si Osmani dhe Albin Kurti i përkasin rrethit të brezave të rinj të elitës politike në Kosovë dhe që shumëkush prisnin që ata pasi kanë kaluar më shumë se 20 vite nga lufta në Kosovë, do të kishin narrativë tjetër dhe më të butë, por situata është krejtësisht ndryshe. Osmani dhe Kurti, thotë ai, garojnë se kush do të jetë më ekstrem në deklaratat e tyre antisërbe.
“Ajo i përket grupit të liderëve të rinj politik në Kosovë të cilët pasuan liderët më të vjetër komunistë nga koha e Jugosllavisë, por edhe ata që quheshin ‘liderët e pyjeve’, kryesisht liderë terroristë nga koha e UÇK. Megjithatë shikojmë se ky brezi i ri ka narrativë më të dallueshme nacionaliste dhe shoviniste ndaj sërbëve dhe se kontribuan në radikalizimin e shoqërisë shqiptare në K&M”, thekson Graovac.
Siç shton ai, ata fjalë për fjalë për të gjitha fatkeqësitë në Kosovë “rreth pamjaftueshmërisë në investimeve, numrin e lartë të papunëve, për mundësitë e këqia ekonomike apo për atë çfarë mundet që deri në fund të përfundojë procesi i formimit të shtetit të pavarur të Kosovës, fajësojnë Sërbinë dhe sërbët”.
“Në këtë mënyrë krijuan një atmosferë linçimi ndaj sërbëve e vetëm për këtë u shkua deri në rritjen e numrit të sulmeve ndaj sërbëve. Kur marrim parasysh këtë, nuk duhet të n’a çudisë që Osmani ka narrativë negative ndaj sërbëve dhe Sërbisë, pasi ka qenë pjesmarrëse në krijimin e të tillë atmosfere në shoqëri në K&M dhe narrativë tjetër është e pamundur. Nëse do të mbështesnit qëndrim tjetër, ai i qëndrimit publik radikal, nuk do t’ju pranonte. Ajo tenton që me këtë narrativë radikale të korrë frytet, ndërsa në përbërje është antisërbe”, thotë Graovac.
Raportet ndaj komunitetit sërb, Vjosa Osmani dhe funksioni që ajo ushtron, sipas vlerësimit të Marko Millenkoviqit nga OJQ "Iniciativa e Re Shoqërore”, i përngjan politikës së pushtetit egzekutiv në Prishtinë, pra politikës së Vetëvendosjes dhe marrëdhënieve të tyre. Ndonëse, bën të ditur ai, egzistojnë indicie se ajo mund të kontribuonte në përmirësimin e marrëdhënieve mes komuniteteve në Kosovë, kjo nuk ndodhi dhe përveç disa qëndrimeve më të buta, prej saj nuk u arrit asgjë ndryshe në raport me pushtetin e Vetëvendosjes.
“Në periudhën e mëhershme kemi pasur shembje të raporteve mes komunitetit sërb dhe institucioneve në Kosovë. Gjithçka që u krijua nga Marrëveshja e Brukselit deri në ardhjen në pushtet të Vetëvendosjes në vitet e kaluara është shembur, para së gjithash besimi mes qytetarëve dhe institucioneve, por më duket dhe mes komuniteteve në Kosovë. Kjo mund t'i atribuohet gjithë autoritetit të Vetëvendosjes, por edhe zonjës Vjosa Osmani, e cila i përngjan gjithë kësaj pamjeje”, thotë Millenkoviq për Kosovo Onlajn.
Ai bën të ditur se egziston perceptimi se Osmani ka marrëdhënie të mira me komunitetin ndërkombëtar në raport me Albin Kurtin, por thekson se vetë mandati që ajo ka parashikon bashkëpunim më të madh me bashkësinë ndërkombëtare.
“Gjithashtu egziston dhe perceptimi i bashkësisë ndërkombëtare rreth Osmanit si partnere konstruktive që ndikon pak në marrjen e vendimeve të dëmshme, mbi të gjitha atyre që ndikojnë normalizimit të marrëdhënieve dhe raportit ndaj komunitetit sërb dhe në këtë kuptim egziston raport i saj i mirë me bashkësinë ndërkombëtare, megjithatë jo në përmasa të mëdha dhe domethënëse pasi Osmani nuk pa patur shumë fuqi për të ndikuar në problemet konkrete të komunitetit sërb dhe problemet që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve dhe përparimin në dialog”, bën të ditur Millenkoviq.
Sipas disa sondazheve, thotë bashkëbiseduesi ynë, Osmani si lidere politike nuk kuotohet aq lart sikurse përfaqësues të tjerë politik nga Prishtina e mbi të gjitha ata që vijnë prej Vetvendosjes, e kjo sikurse thotë, flet disi se nuk ka pasur liri të mjaftueshme por as mekanizma dhe forcë që veten t’a vendosë në lojën politike si figurë domethënëse politike.
Përsa i përket qëndrimit të Osmanit rreth Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe ajo sikurse dhe Kurti, janë në pozicionin që BKS nuk mund të ketë pushtet egzekutiv, ndërsa për propozimin europian për draft-statutin e BKS, shprehu shqetësimin se disa nene të saja mund të jenë "sfiduese" për t'u zbatuar në praktikë. Gjithashtu është i mendimit se në këtë draft ka formulime dyzuese që duhet të sqarohen para se ky dokument të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësim të kushtetutshmërisë.
Analisti politik Shkëlzen Maliqi megjithatë thotë se pozicioni i Osmanit që Kosova duhet të përmbushë të gjitha detyrimet prej dialogut me Beogradin dhe se ajo tenton të jetë konstruktive në këtë drejtim.
“Kurti përllogariti se do t’a fitonte këtë lojë me Vuçiqin, që të mos formojë BKS pasi të gjithë karrierën e ka ngritur kundër kësaj. Tashmë, megjithatë, është momenti i fundit për t’a pastruar dhe bëjë se adresa për të ushtruar të gjithë presionin është-Vjosa Osmani”, thotë Maliqi për portalin tonë.
Ky i fundit kujton se Osmani ka kontribuar shumë që Kurti të fitonte zgjedhjet e vitit 2021 thellësisht me më shumë se 50% të votave ndaj e ndau partinë e saj Lidhjen Demokratike të Kosovës në dy pjesë. Siç thotë gati gjysma e tyre kanë qenë me të duke votuar kundër Hashim Thaçit si gardë e politikës së vjetër.
“Vjosa është presidente e cila asnjëherë nuk ka krijuar askujt shumë probleme, por vitin e fundit nisi të ‘zgjohet’. Këtu është dhe ndikimi i faktorit perëndimor që kanë mjaft probleme me Kurtin si pasojë e shkaktimit të tensioneve të përhershme ndaj sërbëve në veri. Osmani është bërë bashkëbiseduese e mirë e ambasadorëve perëndimorë dhe emisarëve që vijnë. Kjo tashmë është një lojë e re pasi duket se do të ketë zgjedhje. E sigurtë është që do të jenë për 11 muaj, ndoshta dhe më herët”, thotë Maliqi.
0 komentet