Kenia, vendi i 84 që njeh Kosovën
Ndonëse qeveria në Prishtinë thotë se Kenia është vendi i 118 që ka njohur Kosovën, ajo listë është dukshëm e paktë. Dokumenti i cili sot u paranënshkrua në Najrobi, duket se është pikërisht vendi i 84 që njeh pavarësinë kosovare në këto momente.
Të dhënat bëjnë të ditura se nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara-109 vende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ndërsa 84 të tjera e kanë njohur.
Përveç kësaj dhe dy shtete-vëzhguese në KB-Palestina dhe Froni i Shenjtë nuk e njohin Kosovën.
Mes vendeve që nuk e njohin Kosovën janë dhe 28 shtete të cilat në tetë vitet e fundit kanë tërhequr njohjet, si dhe tre që njohjen e kanë ngrirë. Në këtë periudhë vetëm dy vende e kanë njohur Kosovën-Barbados dhe Izraeli.
Qysh kur shteti amerikanojugor Surinami në vitin 2017 tërhoqi i pari njohjen e Kosovës, këtë e bërën dhe Libia, Gaboni, Gana, Republika Qendërafrikane, Maldivet, Komori, Palau, Madagaskari, Vanuatu…
Ndërkaq disa prej tyre sikurse Surinami, Libia, Gaboni, Gana, Republika Qendërafrikane, Madagaskari, Grenada, Palaua, Vanutua… e të tjera ndodhen në listën e shteteve që e njohin Kosovën në sajtin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Në listën që e njohin tek ministria kosovare është dhe Egjipiti qëndrimi i të cilit sipas ish shefit të diplomacisë sërbe Ivica Daçiq është shkruar si “njohje e ngrirë”.
Pra, Egjipti në ditët e fundit të pushtetit të Mohamed Morsi njohu pavarësinë e Kosovës por verbalisht. Ky vend prej vitit 2015 nuk voton për anëtarësinë e Kosovës në organizmat ndërkombëtare.
0 komentet