Kërkesa e Kosovës për pranim në Këshillin e Europës, do të jetë në rendin e ditës në seancën e jashtëzakonshme të 24 prillit

Savet Evrope.jpg
Burim: coe.int

Kërkesa e Kosovës për pranimin në Këshillin e Europës, do të gjendet në rendin e ditës përmes seancës së jashtëzakonshme të Komitetit të Ministrave (KMSE) ku do të mbahet të hënën e 24 prillit, mëson Kosovo onlajn prej burimeve diplomatike.

Mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit në nivelin e ambasadorëve është thirrur sot me insistimin e disa shteteve të Pesëshes.

Në draft-vendimin i cili të hënën duhet të gjendet para ambasadorëve të Komitetit të Ministrave dhe për të cilën do të kërkohet mbështetja e tyre, siç mësojmë, i referohet marrëveshjeve të Brukselit të 27 shkurtit dhe Ohrit të 18 shkurtit, ku thuhet se Sërbia “nuk do t’a kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”.

Arsyeja e këtij nxitimi në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim me shumë mundësi është “koha” pasi seanca e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE) fillon më 24 prill, kështu që është e qartë se synimi, është nxitja e gjithë procedurës përpara, në mënyrë që çështja të mund të gjendet edhe para deputetëve, të cilët më pas vendosin nëse këtë kërkesë do t’a dërgojnë në shkallën e radhës-në Komitetin e Ministrave të KE në nivel ministror, ​​i cili mblidhet në Rejkjavík më 16 dhe 17 maj.

Gjermania dhe Italia insistojnë se çështja e pranimit të Kosovës në KE “të zhbllokohet” këtë javë, por ambasadori i Islandës, vendi kryesues i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, arriti t'u rezistojë këtyre presioneve, kështu që kërkesa e Prishtinës nuk ishte as në seancën e rregullt të KE të mërkurën dhe nuk ishte shpallur as e jashtëzakonshme seanca për sot në të cilën insistonin përfaqësuesit e Berlinit dhe të Romës.

Pasi këto presione nuk kaluan, nga burime diplomatike pati njoftime se Gjermania do të priste 2 majin dhe takimin e nivelit të lartë politik në Bruksel mes presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe eventualisht të bëjnë kthesë drejt formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe para se të ngrenë temën e pranimit të Kosovës në KE.

Megjithatë është e dukshme që po shkon deri në ndryshimin e qëndrimit mbi të gjitha të Berlinit i cili insiston në përshpejtimin e procedurës për pranimin e Kosovës.