Kesiq: Avantazhi i madh i shqiptarëve në SHBA është pasi kanë komunitet të mirëpozicionuar

Obrad Kesić
Burim: Kosovo Online

Analisti dhe njohësi i skenës politike amerikane Obrad Kesiq thotë për Kosovo onlajn se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dakordësohen me taktikën në të cilën Albin Kurti e shfrytëzon dhe kohën e tij për lëvizje të caktuara dhe për këtë arsye, nuk ka pasur suksese të mëdha publike përsa i përket takimeve me zyrtarë amerikanë, pavarësisht tek ajo çka Qeveria e Kosovës ka angazhuar agjenci lobuese në Uashington.

SHBAsikurse bën të ditur ai, beson se do të ishte mjaft efikase që të vijojë procesi negociator me Beogradin, por problem tek kjo është se në Prishtinë janë shumë të padurueshëm dhe çka do të dëshironin që brenda natës të arrinin të gjitha qëllimet ndërsa në Uashington por dhe në Bruksel kuptojnë se kjo është e pamundur.

"Ndoshta madje dhe e pamundur që të shkohet deri tek ai rezultati i shumëdëshirueshëm dhe kjo është ajo njohja reciproke, por megjithatë ata mendojnë se nën durim duhet të ndërtojnë atë rrugë ndaj normalizimit të marrëdhënieve bazuar në negociata. Në SHBA nuk duan që kushdo palë të bëjë diçka të njëanshme që të ndikojë në negociata apo madje që mbarë procesi negociues të kthehet pas. Kjo përsa i përket Prishtinës ka ndodhur shumë herë, kështu që në një moment gjenden tërësisht të izoluar për sa i përket politikës së tyre, veçanërisht Kurtit. E atëherë, lobistët shkojnë tek dyert e mbyllura. Aty ku shumë lehtë mund të tregonin ndonjë sukses, të planifikonin takime në një nivel të konsiderueshëm, ajo derë nuk është më e çelët dhe kjo është ajo që përshkruan qëndrimin aktual të Uashingtonit ndaj Prishtinës” thotë Kesiq.

Ky i fundit megjithatë thotë se në SHBA prej shumë kohësh egziston lob shqiptar mjaft i fortë dhe i aftë e cila është diçka qe nuk kompensohet me të holla dhe fjala është për komunitetet shqiptare pavarësisht se nga vijnë këta shqiptarë. Ai tregon se janë shumë të organizuar dhe marrin pjesë në jetën publike dhe politike të SHBA.

"Janë mjaft aktivë dhe të mirëpozicionuar përsa i përket komunikimit, sidomos me anëtarët e Kongresit Amerikan. Ky është avantazh i madh që kanë shqiptarët në SHBA. Kur flasim rreth lobistëve, egzistojnë tre standarte sesa efektiv është lobimi. Standarti i parë është kjo-sa aktiv është komuniteti dhe aty duhet t’u hiqet kapelja dhe të pranohet se shqiptarët janë shumë aktivë, të mirëorganizuar dhe shfaqen, çka është shumë e rëndësishme, në të gjitha ngjarjet e rëndësishme politike, nga garat për zgjedhjet lokale e deri te ato presidenciale. Gjëja e dytë shumë e rëndësishme është që ata kanë aleatë që prej tre dekadash kanë ndërtuar pozita në strukturën shtetërore amerikane. Ata mund të mos pajtohen me Prishtinën dhe as t’a duan, as t’a vlerësojnë zotin Kurti, por kjo është pak e rëndësishme në kuptimin që ata në përgjithësi mbështesin si politikën ashtu edhe synimet kombëtare të cilat përsa i përket Prishtinës përgjatë këtyre dy dekadave, janë të mirëdefinuara. Dhe ky është një avantazh sepse në strukturat shtetërore në Amerikë i ndajnë të njëjtat synime me elitën politike në Prishtinë” bën të ditur Kesiq.

Si standart sekondar, bashkëbiseduesi thekson efikasitetin e bashkëpunimit mes qeverisë në Prishtinë me administratën amerikane dhe thotë se aty egzistojnë problemet. 

“Disa herë administrata amerikane nuk ishte e kënaqur me disa lëvizje që vinin nga Prishtina, e madje edhe tani ajo ka hyrë në një histori problematike përsa i përket marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Prishtinës. Por si pasojë e kësaj në përmbajtje ndajnë të njëjtat qëllime e ky është konsolidimi i pavarësisë të së ashtuquajturës Kosovë, atëherë nuk ka rëndësi kur shkohet drejt mosmarrëveshjeve dhe konflikteve sepse përherë ajo axhenda gjenerale të cilën në një farë mënyre e kanë shkruar bashkë, është më e rëndësishme sesa konflikti aktual rreth taktikave”, thotë Kesiq.

Ky i fundit vlerëson se Prishtina në këto momente nxitohet sepse sikurse shumë, jeton nën frikë sepse në nëntor, pas zgjedhjeve në Amerikë, do të humbasë tërësisht momentin dhe se gjërat do të ndryshojnë në atë mënyrë që nuk i shkojnë në dobi.

Si pasojë e kësaj shikojmë lëvizje të Prishtinës që po krijojnë tensione në marrëdhëniet me Uashingtonin dhe Brukselin, sepse besojnë se nëse nuk arrijnë disa rezultate të rëndësishme deri në fund të këtij viti, veçanërisht deri në fillim të zgjedhjeve amerikane, atëherë arritja e synimeve të tyre maksimale, do të jetë gjithnjë e më e vështirë për t'u arritur.

“Ata tani shikojnë që ajo dritare për sukses po mbyllet nga frika e ardhjes sërish të Donald Trampit i cili nuk ka absolutisht interes që Amerika të angazhohet shumë më tepër se sa më herët gjatë mandatit të tij të parë. Shqiptarët atëherë nuk e kishin atë mbështetje të fortë në të cilën ishin mësuar t’a kishin prej Uashingtonit dhe në një moment gjërat u kthyen tërësisht dhe Beogradi u gjend në pozitën ndikuese përsa i përket administratës së Trampit. Për një kohë të shkurtër Sërbia pati avancim në çdo këndvështrim përsa i përket raporteve me SHBA. Dhe kjo është ajo frikë që tani në një farë mënyre po i shtyn gjërat shumë më shpejt se sa do të donin shumë në Uashington për të parë dhe kjo krijon atë tension dhe ndonjëherë edhe izolimin e Kurtit në marrëdhëniet me Amerikën” konkludon Kesiq.