Kfor: Nuk ka patur aktivitete të përbashkëta me FSK

kfor italijanski kontigent Zapad
Burim: Kosovo Online

Nuk ka patur aktivitete të përbashkëta mes Kfor dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës, bëhet e ditur në përgjigjen me shkrim të Kfor ndaj redaksisë së Kosovo onlajn pyetjes për të komentuar deklaratat e ndihmës ministrit të mbrojtjes Shemsi Syla i cili tha se „pjestarët e FSK kanë qenë të përfshirë në aktivitete të ndryshme në veri të Kosovës".

Përveç Sylas, sot ka folur dhe ministri i mbrojtjes Ejup Maqedonci i cili tha se "FSK më 24 shtator të vitit të kaluar (Banjskë) kanë qenë të gatshme të reagonin pasi diçka e tillë i’u kërkua prej eprorëve".

Në përgjigjen me shkrim të Kfor dhënë redaksisë sonë pyetjes se përveç deklaratës së Sylës të komentojnë edhe deklaratat e Maqedoncit, ku bëhet e ditur si vijon.

"Kemi parë deklaratën e fundit se Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë rritur shkallën e gatishmërisë pas sulmit ndaj Policisë Kosovare në Banjskë më 24 shtator 2023. Çdo dislokim i Forcave të Sigurisë Kosovare në veri të Kosovës, kërkon pëlqimin e komandantit të KFOR. Përshëndesim respektimin e vazhdueshëm të këtyre detyrimeve nga ana e institucioneve në Kosovë. Presim konsultime në kohë të afërt për çfarëdolloj aksioni të Forcave të Sigurisë së Kosovës apo Policisë Kosovare e cila mund të ndikojë në sigurinë rajonale”, bëhet e ditur prej KFOR.

Prej këtij të fundit më tej theksohet se pas ngjarjeve të vitit të kaluar në Zveçan dhe Banjskë, kanë shtuar praninë e tyre në Kosovë.

"Si rezultat i sulmit të dhunshëm në Banjskë në shtator dhe në Zveçan majin e kaluar, Kfor ka forcuar prezencën e vet në Kosovë, përfshirë me trupa dhe patrulla të shtuara-1.000 ushtarë më shumë të dislokuar, është forcimi më i madh i misionit tonë në dekadën e fundit. E gjitha kjo dëshmon se angazhimi i NATO në këtë mision është i prekshëm dhe i palëkundshëm. Kfor do të bëjë gjithçka që është e domosdoshme që të ofrojë mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit të cilët jetojnë në Kosovë dhe lëvizjen e lirë-në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB të vitit 1999-në çdo moment dhe të paanshëm. Kfor është reagimi i tretë i sigurisë, pas Policisë Kosovare dhe Misionit të sundimit të ligjit të BE (Euleks), si i pari dhe i dyti janë reagime të sigurisë me të cilët koordinojmë ngushtësisht aktivitetet tona", bëhet e ditur në përgjigje.

Më tej thuhet se ndërkohë komandanti i Kfor qëndron në kontakt të afërt me të gjithë kolegët e vet, përfshirë përfaqësuesit e organizmave të sigurisë në Kosovë, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sërbisë, Euleks, KB, OSBE dhe trupi diplomatik.

"Nuk ka patur aktivitet të përbashkët të Kfor dhe Forcave të Sigurisë Kosovare. Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-i cili është entitet i veçantë nga KFOR-vijon me mbështetjen e vet për zhvillimin e mëtejshëm të organizmave të sigurisë në Kosovë, përmes aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve, edukimit dhe koordinimit të trajnimit, në radhë të parë në përputhje me mandatin e emergjencën civile të Forcave të Sigurisë së Kosovës” thuhet në fund të përgjigjes me shkrim të Kfor dhënë redaksisë sonë.