Vuçiq: FSK po transformohet në ushtri e cila nuk duhet të egzistojë sipas Rezolutës 1244
Prishtina ka rritjen më të shpejtë të buxhetit për ushtrinë e policinë e cila nuk mundet të egzistojë sipas të drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244. E ashtuquajtura FSK po transformohet në bazë të planit të SHBA dhe duhet të shkojë në 5.500 me mundësinë 20000 rezervistëve sipas të cilës besohet në vendosjen e shërbimit të detyruar ushtarak, ka thënë presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës që ka bërë në Qendrën Operative të Agjencisë së Sigurisë Ushtarake.
Presidenti i Sërbisë ka thënë se Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të KB 1244 nuk parashikon egzistencën e çfarëdolloj grupimi të armatosur shqiptarësh në Kosovë, por përveç kësaj Prishtina nën ndihmën e SHBA bëri ushtrinë e vet.
"E rëndësishme është se në nenin 9 të Rezolutës 1244 parashikohet çarmatosja e UÇK dhe grupeve të tjera të armatosura të shqiptarëve kosovarë. Sipas Rezolutës nuk mund të egzistojë ndonjë grup i armatosur shqiptarësh e aq më tepër ushtri. Dhe vijojnë t’a krijojnë” u ka thënë Vuçiq gazetarëve.
Ai konstaton se Sërbia nuk është aq shumë e fortë për të ndryshuar qëndrimin e tyre, por mund t’i thotë botës se janë “si gurëz në këpucë” makar dhe nëse e vërteta është se në mënyrë brutale shkelin normat e të drejtës ndërkombëtare.
"Kjo nuk u intereson. Edhe kur thonë se kjo u intereson, gënjejnë. Nuk u interesojnë dhe nuk do t’u interesojnë, u interesojnë veçse interesat e tyre dhe asgjë më shumë" tha Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se megjithatë nuk është ngushëllim që përveç njerëzve në Sërbi që këtë e dinë, gjithashtë këtë e dinë dhe shumë njerëz në mbarë botën.
“Por prej të vërtetës nuk mund të arratisesh”, tha Vuçiq.
Ky i fundit theksoi qëllimi i vetëm i Prishtinës është që prej Kosovës të largohet çdo gjurmë e Sërbisë.
“Shembja e rendit publik ndërkombëtar me armatimin e mëtejshëm të të ashtuquajturit FSK e cila jo vetëm u njoftua në Kongresin Amerikan, por kjo pothuajse ndodh përditë në shumë vende e mbi të gjitha në Turqi, por edhe në vende të tjera të NATO, ku kanë për synim kundërshtimin e Rezolutës 1244, por dhe Kartës së KB për të hequr plotësisht nga territori i Kosovës dhe Metohisë çdo gjurmë të egzistencës së Sërbisë dhe të heqë dhe popullin sërb”, theksoi Vuçiq.
Tek kjo shkojnë dhe deklaratat e individëve zyrtarë kosovarë.
“Kur lavdëroni se çdo patrullë policore do të ketë armë tytëgjata, përcillni mesazh të qartë si kristali se për sërbët aty nuk ka vend” tha Vuçiq.
Prishtina, siç thotë ai, ka buxhetin me rritjen më të shpejtë për ushtrinë dhe policinë, të cilat, përsërit-nuk mund të egzistojnë.
"Në katër vitet e fundit është rritur me më shumë se dy herë dhe për të ashtuquajturën ushtri dhe për policinë” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit shton se FSK po transformohet në përputhje me planin dhe nën mentoritetin e SHBA dhe ku numri i pjestarëve duhet të arrijnë nga 5.500 me mundësinë e krijimit të rezervistëve në 20.000 ushtarë.
Si pasojë e kësaj në Prishtinë po përflitet dhe vendosja e shërbimit të detyruar ushtarak.
Theksohet se këto forca të armatosura deri në vitin 2027, përveç armëve të lehta, duhet të pajisen me rreth 350 mjete luftarake të blinduara, helikopterë me raketa antiblind, mortaja, topa, sisteme kundërajrore, avionë luftarakë taktikë zbulues dhe të ashtuquajturit dron vrasës, "kamikazë".
“Ato janë të pajisura rëndë nga ana e SHBA, Turqisë dhe Gjermanisë. Nga Gjermania janë realizuar donacionet në formën e mjeteve stërvitore dhe jo luftarake, këto janë mjetet ‘Land Rover’, ‘Volf’, ‘Mercedes’ dhe armë të lehta. Nga SHBA janë dërguar sasi të mëdha të mjeteve luftarake 'Hamer', 'Gurdian', sasi më të vogla të automjeteve të blinduara 'Bastiom', dronë zbulues RH 20 puma. Është lajmëruar pajisja me sasi të konsiderueshme të sistemit Xhavelin, ndërsa raportohet se po konsiderohet blerja e sasisë së panjohur të minave inteligjente antitank N93 Hornet”, tha Vuçiq.
Përherë do të jemi mjaftueshëm të fortë për të qenë faktor pengese
Vuçiq tha se Ushtria e Sërbisë ka plane dhe programe, të cilat janë duke i realizuar dhe se pas lajmit për blerjen e armatimit të ri për Prishtinën, nuk ka ndryshuar shumë, përveçse në kuptimin politik.
“I kuptojmë mirë gjithçka që ndodh, jo vetëm në Prishtinë, por në rajon dhe botë. I shikojmë të gjitha faktet, shikojmë lëvizjen e mundësive politike, kuptojmë se të kujt janë të gjitha interesat që Sërbia të thyhet. Dhe në përputhje me këtë do të marrim vendime, ashtu sikurse në përputhje me mundësitë”, tha Vuçiq.
Mundësitë e Serbisë, thotë ai, janë të vogla në krahasim me superfuqitë si Turqia, SHBA e të tjera, të cilat, thotë ai, kujdesen rreth strukturave ilegale shqiptare.
“Sigurisht që me ta nuk mund të përballemi me para apo armatim, por të jemi mjaftueshëm të fortë që të jetë faktor frenues për këdo, kjo është sjellje e përgjegjshme dhe serioze”, shtoi presidenti i Sërbisë.
Të gjithë atyre që këshillojnë të mos investohet në ushtri, ai u tha se Sërbia pa ushtrinë as nuk do të egzistonte.
"Këtë e di shkqlyer. Dhe di sesa e rëndësishme është që ushtria të jetë e fortë, ndërsa e jona është 10 herë më e fortë se para 10 viteve" tha Vuçiq.
Në territorin e Sërbisë po forcohet veprimtaria e shërbimeve të ndryshme inteligjente
Vuçiq ka thënë se në territorin e Sërbisë po forcohet prezenca dhe veprimtaria e shërbimeve të ndryshme inteligjente e të gjitha agjencive nga jashtë, pasi Sërbia nuk dëshiron të jetë as e bindura dhe as vasale.
Pyetjes në lidhje me arrestimin e shtetasit të Sërbisë D.R. pasi dyshohet se spiunonte në favor të shërbimit inteligjent shqiptar SHISH, Vuçiq tha se ai u informua përmes një informacioni të zgjeruar nga ato që janë shfaqur nëpër media që BIA bëri punën e vet në këtë rast.
“Në teritorin e Sërbisë është forcuar prezenca dhe veprimtaria e shërbimeve të ndryshme të inteligjencës dhe të gjithë agjencive të tjera nga jashtë, për arsye të kuptueshme. Sërbia nuk hyn në kallëpet e bindjes dhe nënshtrimit, sepse është vend i lirë, liridashës dhe i pavarur, që sjell mësime dhe në përputhje me interesat e qytetarëve të vet dhe jo me diktat nga jashtë”, tha presidenti i Sërbisë.
Rreth deklaratës së Sveçlës për armët tytëgjata: Qëllimi i pa fshehur i Prishtinës është keqtrajtimi dhe persekutimi i sërbëve të Kosovës
Vuçiq ka thënë se fjalët e ministrit kosovar të policisë Xhelal Sveçla që të gjitha patrullat të kenë armë tytëgjata me qëllim ruajtjen e sigurisë në veri të Kosovës-janë të zakonshme pasi qëllimi kryesor i Prishtinës është të dëbojë sërbët.
“Asgjë e pazakontë. Synimi i tyre i pa fshehur është dëbimi, keqtrajtimi dhe persekutimi i sërbëve. Dhe do të vazhdojnë me këtë jo vetëm nën patronazhin dhe kujdesin e një pjese të opinionit ndërkombëtar, por edhe përmes mbështetjes” ka theksuar Vuçiq.
Në këtë kontekst bëri të qartë se pushkët për Policinë Kosovare mbërritën prej Kroacisë, pra nga BE dhe NATO, ndërsa raketat “Xhavelin“ erdhën prej SHBA, dhe “kobrat”, „akrepat“ dhe armatimi tjetër nga Turqia.
Për këtë, tha ai, duket qesharake hipokrizia e bashkësisë ndërkombëtare nga e cila përditë i spegojnë Sërbisë se Kosova është nën presion, sanksione dhe se nuk ka bashkëpunim me Prishtinën.
“Ndërsa në mënyrën më brutale, na tregojnë sesi na qeshin në fytyrë dhe si mund të bëjnë çfarë të duan dhe të dëshirojnë... Problemi është se gjithë këtë e bëjnë ilegalisht, në mënyrë kriminale, në kundërshtim me normat dhe të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e KB”, tha Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se është i vetëdijshëm se kjo që po thotë nuk është e mirë për të, si president i Sërbisë, sepse mund të shkaktojë zemërim mes faktorit të brendshëm politik, të cilët do të kërkonin mbështetje nga jashtë për të ardhur sërish në pushtet, por kjo atij-nuk i intereson.
“Jam president edhe për tre vite dhe detyrën time do t’a kryej në përputhje me interesat e qytetarëve të Sërbisë, e jo të vendeve të tjera”, tha Vuçiq.
0 komentet