Vuçiq: Si vend i vogël na duhet të provojmë të ruajmë pavarësinë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar sot se situata globale po bëhet gjithmonë e më e rëndë dita-ditës dhe si vend i vogël, duhet të gjejmë vendin tonë nën dritën e diellit dhe do të qëndrojmë e mbijetojmë në tonën dhe provojmë të ruajmë pavarësinë në vendimarrje.
Vuçiq i është drejtuar qytetarëve të Kraljevës pas turit në rajonin e Rashkës, se të gjithë e dinë se situata e sotme në botë është mjaft e komplikuar.
"Situata do të bëhet më e vështirë nga dita në ditë, luftës në Ukrainë nuk i shihet fundi. Gjërat komplikohen edhe më tej mes fuqive të mëdha-mes Kinës dhe SHBA, Kinës dhe Europës, si dhe mes fuqive perëndimore e Rusisë. Si vend i vogël na duhet të gjejmë vendin tonë nën dritën e diellit, të qëndrojmë dhe mbijetojmë në tonën, të provojmë të ruajmë pavarësinë tonë në vendimarrje" ka thënë ai.
Vuçiq ka theksuar se nuk është pavarësi që vendi ka kufijtë e vet, ushtrinë, policinë, por kur ministrat nuk zgjidhen prej dikujt nga jashtë, kur vetë vendi vendos se cilat rrugë dhe hekurudha të ndërtojë. Vuçiq tha se nuk është e thjeshtë të ruash, ndërsa shumë flasin lehtësisht gjëra që populli do të dëgjojë.
Presidenti sërb shtoi se vendi ynë po përparon por disave në rajon kjo nuk u pëlqen sepse duan Sërbi të dobët.
“E përse? E keni dëgjuar Denis Beqiroviqin dhe Albin Kurtin të cilët publikisht mbështesin Millo Gjukanoviqin dhe thonë se ai duhet të fitojë në Mal të Zi sepse nëse kjo nuk ndodh, kjo do të jetë “bota sërbe”. Po hesht ndaj çdo fyerje që vjen nga Mali i Zi, por do të keni përgjigje të hënën sepse nuk dua të përzihem në zgjedhjet e tyre. Por ky është ai fenomeni-pa mendoni nëse do të thoja të njëjtën që tha Beqiroviqi dhe Kurti?! Nuk egziston vend në botë në të cilën nuk do të më varnin, në Bruksel, Uashington, nuk ka media në Europë që për këtë nuk do të shkruante. Por kështu është normale, që të gjithë ata këtë po e bëjnë e ndërsa Sërbia asgjë të mos thotë. Pra edhe atëherë do të thonë se Sërbia diç po bën nën rrogoz“ ka thënë presidenti Vuçiq.
Ky i fundit ka vënë re se këtë po e bëjnë prej dekadash sepse Sërbia përherë duhet të jetë e dobët në raport me të tjerët në rajon pasi i madhi është më i fortë se gjithë të tjerët në rajon në raport me ne, bën siç ata mendojnë, balancë.
“E në fakt tërë kohës bën dizbalanca-që Sërbia të jetë e vogël, e dobët, pasi nuk do të ishin gjithë të tjerët në gjendje të kontrollonin rritjen e saj, fuqinë ekonomike, atë ushtarake dhe në përgjithësi energjitë dhe forcat shtetformuese sërbe. Ky është kuptimi në përgjithësi” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit përsëriti se kurrë nuk e ka përdorur sintagmën e „botës sërbe“ por këtë e ka dëgjuar nga kandidatë të ndryshëm në rajon.
“E me çfarë i rrezikojmë-me rritjen e shpejtë ekonomike, me punën tonë, me zellin tonë, me vlerat që i kemi shfaqur se mund të krijojmë vlera më të mëdha se ata. Këtë kemi bërë dhe për këtë jemi fajtorë” ka theksuar Vuçiq.
Presidenti sërb konstaton se pas deklaratës së tij se më 22 prill në ditën e Ushtrisë së Sërbisë, armata do të shfaqë ato çfarë prodhon dhe ato çfarë janë blerë qoftë nga francezët, kinezët, rusët, tek të gjithë mediat rajonale, u shfaqën shkrime si “Vuçiq mban paradën në vendin ku u vranë qindra shqiptarë dhe nuk i vjen turp për këtë“.
“Ndonëse ky vend nuk ka lidhje me këtë, askush këtu nuk është vrarë. Por t'i shpjegosh dikujt kaq shumë gënjeshtra, është e pamundur. Ndaj heshtni dhe punoni. Uji i qetë bie nën vete. Ndaj është e rëndësishme të punojmë vendin, rrugët, hekurudhat. Nuk kam turp të them se po forcojmë edhe ushtrinë tonë, sepse pa një ushtri të fortë, Sërbia do të ishte një grusht tërshërë që do t’a ftonin, ku nuk do të hezitonin për t’a bërë” ka deklaruar presidenti Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se ushtria sërbe sot është më e fortë sesa më parë.
“Por mesazhi ynë duhet të jetë-se duhet të jemi shumë të zgjuar, të dimë të gjitha dobësitë tona dhe të kuptojmë në cilin mjedis ndodhemi dhe që ne të jemi ata që zotohemi për paqe“ ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit tha se sot në Sërbi egzistojnë dy grupe të cilat janë thjesht të papërgjegjshme dhe jo serioze. Disa, siç deklaroi ai, thonë “çfarë na intereson jemi më të fortët, mund të bëjmë gjithçka, nuk do të bisedojmë“.
“Të tjerët padiskutim do të pajtohen ku do të heqin dorë nga Kosova vetëm që të jenë të parët në një ballo apo në tapetin e blertë të ndonjë ambasade e të mendojnë se dikush tjetër do t'i ruajë në vend të popullit të tyre“ ka thënë Vuçiq.
Si njëri dhe tjetri, nënvizoi Vuçiq, janë murtajë e popullit sërb, si njëri dhe tjetri duhet të jenë fitues.
"Ndaj dola me idenë e një politike të përgjegjshme për të ruajtur me sukses paqen, të ndërtojmë Sërbinë, të punësojmë dhe të çojmë vendin deri aty që pagën mesatare t’a ketë 740 euro, nga 330 që ishte më parë" ka sqaruar ai.
Kjo politikë, ka thënë ai, çoi në faktin se në Kraljevo është bërë mjaft, por ka ende probleme të panumërta.
"Për kraljevarët do të bëjmë të gjithë korridorin nga Çaçaku në Adrani, e më pas do të bëjmë nga Adrani për në Tërstenik, e më pas shkojmë për në Kraljevë, Rashkë, Novi Pazar për të punuar rrugë të plota e të shpejta, por më lejoni të shtoj këtë, ne do të ndërtojmë edhe një pishinë të brendshme sepse e keni kërkuar, por më parë, ajo që është më e rëndësishme, do të ndërtojmë një qendër diagnostikuese, çka është shumë e rëndësishme për Kraljevën" ka shtuar ai.
Qendra diagnostikuese, do të fillojë të punojë menjëherë por shtoi se ende duhet të provohet diçka rreth çmimit.
Vuçiq tha se dikush pretendon se ajo çfarë është pranuar në marrëveshjen e Ohrit, do të thotë se pesë vendet do të njohin menjëherë Kosovën, por më pas erdhi presidentja e Greqisë e cila tha se Athina nuk do të ndryshojë qëndrim, e një ditë më pas edhe Spanja tha të njëjtën.
Në lidhje me këtë, Vuçiq tha se opozita vetëm shpif sepse fati i saj varet nga fatkeqësia sërbe.
Në këtë moment një i ri bëri thirrje për tubim në qendrën sportive kraljevare "Ibar" nën thirrjet "Kosova është zemra e Sërbisë" për çka Vuçiq e falenderoi duke i thënë atij se me këtë, e detyroi të përsëriste se e di shumë mirë se për çfarë është betuar, se do të kujdeset për vendin, por edhe se e di se në Sërbi nuk ka fëmijë për të hedhur përtej.
"Nuk dua që të mbash pushkë, por kompjuter në dorë, të kesh të ardhme ti dhe fëmijët e tu" i ka thënë atij Vuçiq.
Ai tha se sot flitet se duhet t’i vendosen sanksione Rusisë, madje kjo flitet edhe në partinë e tij. "Partia Përparimtare Sërbe (SNS) udhëheq vendin prej dhjetë vitesh dhe kjo parti ka bërë gjëra historike për vendin e vet. Vura re sot se nga partia jonë njerezit dalin para publikut dhe thonë se kam justifikime të këqija për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë. Mendoj se ky vendim është i saktë dhe e kam marrë duke patur parasysh interesat e Sërbisë dhe ata mendojnë se po i justifikohem dikujt për këtë. Presidenti i një vendi të lirë, nuk e justifikon veten para askujt. Unë jam ai që tha se nuk do të vendosim sanksione. E dimë sesi ishte kur na vendosët sanksione dhe sulmuat vendin në vitin 1999“ shtoi ai
Vuçiq tha se gjithçka që ka bërë ka qenë në interes të shtetit dhe se presidenti i një shteti të lirë e të pavarur, nuk i bën drejtësi askujt, të flasë qartë dhe me zë të lartë për qëndrimet.
"Unë jam ai që shkruajta përfundimet në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ku thashë të respektojmë integritetin territorial të Ukrainës, kartën e KB, të mos vendosim sanksione sepse e dimë sesi ishin kur na sulmuan vendin. Ne i respektojmë të gjithë, por kemi politikën tonë" u shpreh ai.
Lëvizje e re, tha ai, duhet të bashkojë njerëzit që e duan vendin e tyre dhe që e dinë se çfarë është Sërbia e pavarur e liridashëse.
Vuçiq tha se do të ketë vendime “kështu e ashtu” por më e rëndësishmja është ruajtja e lirisë dhe e Sërbisë.
“Nuk do të më ngadalësohen duartrokitjet, duke menduar se mund të bëj çdo gjë, sepse një moment jashtë vëmendjejes dhe mospërfilljeje, mund t’a çojë vendin në katastrofë”. Unë nuk do t'ia bëj këtë vendit. Dua të më kujtoni për rrugët, hekurudhat, shkollat, spitalet, për atë që u ndërtua dhe jo për papërgjegjshmëri dhe joseriozitet”, tha Vuçiq.
Ky i fundit nënvizoi se Sërbia duhet të qëndrojë në rrugën europiane, por edhe të mbrojë miqtë tradicionalë për të mos u kthyer shpinën kur janë keq dhe të sillet përgjegjshmërisht dhe seriozisht.
“Para nesh më shumë se se kjo, qëndron një çështje e pasigurtë e cila është sesi do të shkojnë gjërat në botë. Sido që të jetë, t’a dini se unë, nuk do të betohem për asgjë tjetër veç Kushtetutës, dimë ta mbrojmë vendin dhe japim gjithçka nga vetja për të luftuar për interesat e Sërbisë, sepse tjetër nuk kemi. Ju jeni forca dhe energjia ime, unë pa ju nuk ekzistoj dhe vetëm të bashkuar mundemi të bëjmë diçka” u tha Vuçiq qytetarëve të Kraljevës, të cilët e ndërprenë vazhdimisht me duartrokitje gjatë fjalës së tij.
Vuçiq u tha të gjithëve të cilët thonë se “Vuçiq i trembet zgjedhjeve“ pas të cilave media të caktuara e kanë shfaqur përmes titujve se “zgjedhjet do të mbahen në shtator për shkak të keqtrajtimit të qytetarëve” t’a ndajnë mendjen-duan apo nuk duan zgjedhje.
“Nëse nuk doni, na lini të punojmë, e nëse doni do keni zgjedhje dhe do t’i fitojmë më thellë sesa ato të mëparshmet. Këtë u’a garantoj, sepse Sërbinë e denjë dhe normale, nuk mundeni t’a mposhtni dhe të heshtni me asnjë kërcënim“ ka thënë Vuçiq.
0 komentet