Përvjetori i agresionit të NATO-s përkujtohet edhe në Vjenë 

Beč - Pomen žrtvama NATO agresije
Burim: Kosovo Online

Qindra sërbë e austriakë kanë përkujtuar mbrëmjen e sotme në qendër të Vjenës përvjetorin e fillimit të agresionit të NATO-s ndaj RF të Jugosllavisë më 24 mars të vitit 1999. 

Në mbarë kishat e Austrisë u mbajtën mesha fetare për viktimat ndërsa në Vjenë kryepeshkopi austro-zvicerian Andrej vendosi që meshën t’a organizonte një orë më herët me qëllim që besimtarët dhe priftërinjtë të mund t’i niste në drejtim të Shtefanplac, në sheshin qëndror të Vjenës në tubimin që përkujton viktimat e pafajshme të vitit 1999.  

Tubimi filloi me tingullin e sirenës dhe një minutë heshtje nën ndezjen e qirinjve. 

Çdo vit më 24 mars sërbët në Austri në Shtefanplac organizojnë përkujtimore për viktimat e agresionit të NATO-s me qëllim që sa më shumë njerëz të dinë të vërtetën për këtë krim që ka ngelur pa ndëshkim. 
Sërbët në Vjenë gjatë bombardimeve të NATO-s për 78 ditë kanë protestuar nëpër rrugët e kryeqytetit të Austrisë duke vënë në dukje padrejtësinë dhe krimin e ndodhur 24 vite më parë.

Edhe reshjet e shiut në kryeqytetin e Austrisë nuk i penguan sërbët të bëjnë nderime për viktimat e bombardimeve dhe të tregojnë se nuk e harrojnë krimin. 

Publicisti austriak Hans Hofbauer thekson në 24 mars të 1999, përfundoi periudha e paqes në Europë e prej atëherë dhe jo vitin e kaluar, lufta u kthye në tokën e kontinentit tonë. 
Ai tha se fuqitë e mëdha atëherë nisën politikën e tyre intervenuese dhe prej atëherë, lufta u bë pjesë e politikës së tyre ndërsa Sërbia ishte viktima e parë. 

Hofenbauer nënvizoi se lufta nuk është zgjidhje por problem dhe për këtë ndërhyrja ushtarake nuk mundet të mbizotërojë zgjidhjen e problemit. 

Sot, shton ai, perëndimi inkurajon luftën në Ukrainë përmes dërgimit të armëve, sanksioneve, si dhe luftën kundër një kulture, asaj ruse në vend që të kërkojë zgjidhje përmes dialogut. 
Nënkryetari i SPKD "Prosvjeta" në Austri Sërgjan Mijallkoviq, ka thënë se përkujtimi është më i rëndësishëm për ruajtjen e identitetit. 

"I rëndësishëm kujtimi për viktimat, por e rëndësishme është uniteti ynë të cilën e dëshmuam sot këtu" ka shtuar ai. 

Aktivisti austriak Gerhard Mak ka thënë se agresioni ndaj RFJ ishte krim lufte që i çeli derën imperializmit. 

Përkujtimorja me rastin e fillimit të bombardimeve ndaj FRJ ku u vranë 2.500 civilë mes të cilëve 89 fëmijë dhe 1.031 efektivë të ushtrisë e policisë, u organizua nga lëvizja sërbo-austriake për solidaritet. 
Anëtari i kësaj lëvizjeje Vilhelm Langtaler theksoi se agresioni ndaj RFJ hapi "Kutinë e Pandorës" çka konfirmohet edhe sot me luftën që po bëhet në Ukrainë. 

Ai tha se NATO tentoi të imponohet dhe nëse nuk i’a del dhe nëse dikush i reziston, atëherë përdor forcën, si në rastin e Sërbisë.

“Fuqia aleate u shndërrua në forcën e boshtit" ka thënë Langtaler.

Avokati nga Sërbia Sërgjan Aleksiq i cili ka paditur NATO-n për bombat me uranium të varfëruar, ka theksuar se hedhja e këtyre bombave duhet të ndëshkohet. 

"E dinin për efektin e zgjatur që do të prekte civilët. Sot në Sërbi për shkak të këtyre bombave sëmuren gati çdo vit 30,000 qytetarë. Kush i hodhi ato bomba dhe kreu ekocid, duhet të mbajë përgjegjësi dhe t‘i pastrojë të gjitha“ ka thënë ai. 

Presidenti i lëvizjes sërbo-austriake për solidaritet Llazar Billanoviq, vuri në dukje viktimat e shumta tek civilët si pasojë e agresionit të NATO-s dhe nënvizoi se asnjëherë nuk mund të harrohet krimi i NATO-s.
Këngë për Kosovën janë kënduar nga anëtarët e Qendrës Kulturore Sërbe "Stevan Mokranjac", Shoqërisë Sportive Kulturore "Bambi" dhe nga klubi më i vjetër në Austri "Jedinstvo".

Për 24 vjet, Lëvizja për Solidaritet sërbo-austriake ka ngritur zërin për ruajtjen e së drejtës ndërkombëtare dhe respektimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Vitin e ardhshëm, kur do të shënohet 25-vjetori i fillimit të bombardimeve, Lëvizja planifikon më shumë aktivitete dhe ngjarje për të kujtuar edhe më fort vuajtjet e civilëve sërbë gjatë agresionit të padrejtë dhe të paligjshëm kundër një vendi sovran.