Kurti me fusnotë në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit

kosovo fusnota
Burim: Radio Kim

Në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit, është bërë e ditur se do të flasë edhe kryeministri kosovar Albin Kurti.

Në listën e diskutantëve e cila u është dhënë mediave, siç transmeton “Novosti“, para Albin Kurtit, do të qëndrojë fusnota “kryeministër i Kosovës*“, ku në të ndodhet edhe shenja sqaruese me yll e cila nuk paragjykon qëndrimet për statusin.

“Ky përcaktim nuk paragjykon qëndrimet për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës“, thuhet në fletoren zyrtare të Forumit Ekonomik Botëror.