Lajçak: Me Vuçiqin për deeskalimin dhe zgjedhjet në veri të Kosovës

Vučić i Lajčak
Burim: Kosovo Online

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka diskutuar për përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës.

Lajçak ka theksuar në rrjetin social X se në takimin e sotëm në Beograd ka diskutuar me Vuçiqin për takimin e radhës të nivelit të lartë dhe zbatimin e marrëveshjes në kuadër të dialogut.

“Sot në Beograd kam pasur diskutime thelbësore me presidentin Aleksandar Vuçiq për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve nga dialogu”, ka shkruar Lajçak.