Lajçak: Mezi pres raundin tjetër të dialogut në Ohër më vonë këtë muaj
Burim: Print Screen
I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, u takua me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, të cilin e falënderoi për mbështetjen e fuqishme për dialogun.
“Kam pasur një takim të shkëlqyer me zëvendëskryeministrin Bojan Mariçiq. I jam mirënjohës Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e saj të fortë për dialogun dhe mezi pres takimin e radhës të dialogut në Ohër më vonë këtë muaj. Diskutuam gjithashtu çështje me rëndësi thelbësore për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Siç ishte paralajmëruar më parë takimi i ri i presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti do të zhvillohet më 18 mars në Maqedoninë e Veriut, kur shefi i diplomacisë së BE-së, Zhozef Borell do të vizitojë këtë vend.
0 komentet