Lajçak: Në ditët në vijim do të mbahet takimi i negociatorëve kryesorë në Bruksel

Lajčak nakon sastanka sa Bisljimijem u Prištini
Burim: Kosovo Online

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi në Prishtinë, tha se biseda e sotme kishte të bënte me shumë çështje të pazgjidhura, duke nënvizuar dy tema si më të rëndësishmet - zbatimin e marrëveshjet e arritura dhe dekreti i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e qarkullimit të pagesave në dinarë.

Lajçak u tha gazetarëve se vizita e shkurtër e sotme është pjesë e bisedimeve të tij të rregullta me krerët e ekipeve negociatore dhe se ai vendosi të vinte në Prishtinë sepse ishte dakord me Bislimin se do të ishte e dobishme të takohej dhe bisedon personalisht.

Në takim u diskutuan disa çështje, thotë Lajçak, dhe thekson se dy janë më të rëndësishmet.

Njëra ka të bëjë me marrëveshjen për procesin e normalizimit, e cila është shumë e rëndësishme për dialogun”, tha Lajçak duke thënë se është biseduar për marrëveshjen e pranuar në Bruksel vitin e kaluar, zbatimi i së cilës, siç thekson ai, ende nuk ka filluar.

“Do të donim të shihnim një progres më të mirë në procesin e implementimit dhe biseduam se si të përshpejtohet zbatimi, një çështje tjetër për të cilën folëm dhe e cila është po aq e rëndësishme është rregullorja e fundit e Bankës Qendrore të Kosovës dhe transaksionet e pagesave. Kjo çështje është e rëndësishme për dialogun dhe është shumë e rëndësishme”, tha ai.

Ai kujtoi se organizoi një takim në Bruksel javën e kaluar, më 27 shkurt dhe tha se takimi ishte konstruktiv, se arritën të gjenin përgjigje për disa çeshtje, por se ka edhe çështje që nuk janë në kompetencën e ekspertëve që morën pjesë në takimin, për të cilin ai ka diskutuar sot me Bislimin.

Ai bëri të ditur se bisedimet do të vazhdojnë dhe se planifikon që në ditët në vijim të organizojë një takim tjetër në nivel të shefave të ekipeve negociatore.

“Kjo është arsyeja kryesore e vizitës sime në Prishtinë sot”, tha ai.

I pyetur se a janë gjetur përgjigje për çeshtjet politike që kanë të bëjnë me dekretin e BQK-së, Lajçak thotë se duhet të analizohen përgjigjet që janë marrë, por edhe çfarë është ajo që nuk ka marrë ende përgjigje.

“Duhet të sigurohemi që në fund të mos ketë njerëz, qytetarë, individë që do të preken negativisht, ky është edhe shqetësimi ynë”, thekson ai.

I pyetur për mosparaqitjen e Bislimit më 27 shkurt në Bruksel, Lajçak thotë se për atë takim në Bruksel ia ka lënë të hapur të dyja palëve që të zgjedhin se kush do t'i përfaqësojë.

Në këtë kuptim, ai kujton se Kosova u përfaqësua nga guvernatori i BQK-së, ndërsa Serbia u përfaqësua nga shefi i ekipit negociator, Petar Petkoviq.

“Ne duhet ta diskutojmë këtë çështje edhe në nivel të krerëve të ekipeve negociatore dhe ky është hapi tjetër”, tha ai.

Kur është fjala për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, Lajçak thotë se është në interesin e të gjithëve që të përshpejtohet procesi i zbatimit.

Duke komentuar marrëveshjen e pranuar vitin e kaluar në Bruksel, i dërguari i posaçëm i BE-së thekson se kjo marrëveshje është më e mira që mund të merrnin Serbia dhe Kosova.

“Unë jam i sigurt për këtë. Nëse do të kishte një marrëveshje më të mirë, ajo tashmë do të ishte propozuar, prandaj është në interesin e të gjithëve që të fillojmë me zbatimin, sepse me këtë marrëveshje kemi përgjigje në pyetjet se çfarë duhet bërë dhe si duhet bërë, por nuk kemi përgjigje në pyetjen se kur, dhe pyetja ime është pse duhet të presim. Kjo marrëveshje është e mirë dhe ne duhet të fillojmë ta zbatojmë sa më shpejt të jetë e mundur, kemi shpenzuar shumë kohë duke diskutuar hapat, nga të dyja palët ekziston frika se nëse bëjnë atë që u kërkohet, a do të bëjë edhe pala tjetër, por besoj se këto çështje mund të zgjidhen lehtësisht”, përfundoi Lajçak.