Llajçak: Qeveria e Kosovës nesër do të bëjë të ditur informacionin për pezullimin e dinarit
I dërguari special për dialog mes Sërbisë dhe Kosovës Mirosllav Llajçak u ka thënë mbrëmjen e sotme gazetarëve në Prishtinë se në procesin e normalizmit të marrëdhënieve është bërë pak përparim, duke thënë se qeveria kosovare nesër do të informojë në lidhje me rregulloret e Bankës Qëndrore ku parashikon anulimin e dinarit.
Pas takimit me kryeministrin kosovar Albin Kurti, pyetjes nëse qeveria kosovare është e gatshme të shtyjë vendimin në lidhje me dinarin, Llajçak ka thënë se rreth kësaj nesër do të ketë deklaratë.
“Përmendëm çështjen e vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës. Por unë nuk dua të jem zëdhënës i qeverisë kosovare. Do të ketë informacion që juve nesër do t’ju bëhet i ditur”, ka thënë Llajçak.
Ky i fundit kujtoi se në qershor janë zgjedhjet për Parlamentin Europian, në fund të vitit dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA, çka do të thotë se vëmendja e publikut më vonë të jetë e përqëndruar në këto procese, ndaj dje dhe sot vizitova Beogradin dhe Prishtinën për të diskutuar rreth procesit të normalizimit mes Sërbisë dhe Kosovës.
"Të shqyrtojmë se ku jemi dhe të diskutojmë se sa mund të përparojmë derisa BE të hyjë në procesin zgjedhor. Falë dialogut arritëm rezultate të rëndësishme në fund të vitit të kaluar, si marrëveshjet për produktet energjetike dhe targat. Arritëm rezultate konkrete dhe të dukshme. Ka pasur pak përparim në normalizimin e marrëdhënieve" tha Llajçak.
Ky i fundit tha se marrëveshjet e shkurtit dhe marsit të vitit të kaluar nuk do të thotë se nuk duhet të diskutohen çfarë duhet të bëhet dhe nuk është çështja si por ajo çka është e nevojshme të bëhet.
“Nëse më pyesni, duhet që pa vonesë sa më parë të hyhet në implementim” ka thënë Llajçak.
Ky i fundit bëri të ditur se me Kurtin dhe ndihmësin e tij Besnik Bislimin ka patur diskutim të gjatë dhe se tashmë do të analizojë gjithçka që dëgjoi sot në Prishtinë dhe dje në Beograd.
"Do të informoj anëtarët dhe liderët e BE dhe do të përgatisim hapat e mëpasshëm në ktë proces. Dëshirojmë vazhdimin e procesit të normalizimit pasi sjell benefite për të gjithë qytetarët që jetojnë këtu. Bisedimet kanë qenë të nevojshme dhe të dobishme” ka thënë Llajçak.
Pyetjes në lidhje me rastin Banjska dhe nëse ka biseduar me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq, ai u përgjigj se kjo çështje përherë është temë e të gjitha takimeve madje edhe i asaj të mbrëmjes së djeshme në Beograd, pasi vendet anëtare të BE dëshirojnë që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.
“Kur është fjala rreth hetimit, nuk ka asnjë të tillë që kryhet prej BE, përveçse disa shteteve që po e ndërmarrin. Kjo duhet të vijë prej tyre, BE nuk kryen hetim por merr informacion nga anëtarët dhe partnerët” tha Llajçak.
I pyetur nëse pret hapa konkretë pas këtij takimi dhe nëse do t’a konsiderojë të dështuar mungesën e implementimit të plotë deri në qershor, Llajçak u përgjigj se sigurisht që do të ketë hapa konkretë dhe se do të përgatisë set rekomandimesh Bashkimit Europian dhe shteteve anëtare.
"Vendimet rreth hapave të ardhshëm do të merren në javët vijuese. Nuk dëshiroj të flas për mossukses, por mund të humbasim mundësi që procesi të përparojë. Këtë nuk e dëshiroj dhe do të jap gjithçka nga vetja që procesi të përparojë”, përmbylli Llajçak.
0 komentet