Petkoviq: Me arrestimin e Trajkoviqit, Kurti vazhdon gjuetinë e serbëve, nuk dëshiron të qetësojë tensionet
Burim: Kosovo Online
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, tha se arrestimi i ri i ish-policit serb Sllagjan Trajkoviq tregon se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti vazhdon të gjuajë serbët dhe nuk dëshiron të qetësojë tensionet.
Petkoviq ka pyetur në Twitter se si po shfaqen papritmas provat kundër serbëve të larguar nga institucionet e Kosovës, të cilat nuk ekzistonin derisa ishin pjesë e tyre.
“Arrestimi i ri i ish-policit serb Sllagjan Trajkoviq në Kosovë tregon se Kurti vazhdon të gjuajë serbët, nuk dëshiron të qetësojë tensionet dhe të de-përshkallëzojë situatën! Si shfaqen papritur provat kundër serbëve që u larguan nga institucionet, provat që nuk ekzistonin kur ishin pjesë e sistemit të Kosovës?”, ka thënë ai.
komentet