Lista Sërbe: Bashkësia ndërkombëtare të ndalë dëbimin e sërbëve nga vatrat shekullore

Srpska lista
Burim: Facebook

Prej bashkësisë ndërkombëtare kërkojmë të reagojë dhe të ndalë atmosferën linçuese në të cilën ekspozohet tek gjithçka që është sërbe dhe të ndalë Albin Kurtin në synimet që ka për të dëbuar sërbët nga vatrat shekullore, është thënë sot nga Lista Sërbe.

"Seria e sulmeve ndaj sërbëve vijon pas sulmit ndaj klerikëve të Kishës Ortodokse Sërbe në Prizren me djegijen e objektit ndihmës të familjes së Ljubisha Donçiqit në Klinë. I gjithë objekti dhe gjithçka që kish brenda tij u dogj plotësisht. Për fat zjarri nuk u përhap në shtëpinë e familjes Donçiq pasi në momentin e rënies së zjarrit nuk ishin në të dhe nuk do të mundnin dot të ndalnin furinë e flakëve. Duke patur parasysh faktin se familja Donçiq merret me bujqësi ku u dogjën të gjitha dëngjet me jonxhë, ky akt piromanësh cënon egzistencën e tyre e njëkohësisht më direkt kërcënon egzistencën e tyre dhe sigurinë fizike", bëhet e ditur në deklaratën e Listës Sërbe.

Në këtë të fundit theksohet se përsëritet fakti që "numri i sulmeve të motivuara etnikisht çdo muaj po rritet qysh kur është instaluar regjimi i Kurtit në pushtet, ashtu sikurse asnjë sulm ndaj sërbëve nuk është përmbyllur me vendim në gjykatë e kësisoj kriminelët inkurajohen që të vazhdojnë me shtypjen e sërbëve”.

"Kërkojmë prej përfaqësuesve ndërkombëtarë që të reagojnë. Të ndalin atmosferën linçuese që ekspozohet ndaj gjithçkaje që është sërbe dhe të ndalin Kurtin në synimet që të dëbojë sërbët prej vatrave shekullore", thuhet në deklaratë.