Zyra për K&M: Prishtina vijon me grabitjen e pronave sërbe, synimi është rritja e tensioneve
Zyra për K&M informon se pas bastisjes së pjestarëve të Policisë Kosovare dhe Agjencisë së Pyjeve nga Prishtina në ambjentet e fermës “Ibar” në Lleposaviq e cila funksionon në kuadër të Ndërmarrjes “Pyjet e Sërbisë” (Srbijašume), Prishtina vijon me “grabitjen e paligjshme të pronave sërbe në Kosovë e Metohi” me synim rritjen e tensioneve politike.
“Pjestarët e të ashtuquajturës polici kosovare së bashku me përfaqësuesit e të ashtuquajturës Agjencinë e Pyjeve nga Prishtina, kanë bastisur sot ambjentet e fermës pyjore “Ibar” në Lleposaviq e cila funksionon në kuadër të Ndërmarrjes “Pyjet e Sërbisë” (Srbijašume) dhe ndonëse objekti ishte i kyçur, të njëjtët hyrën në të dhunshëm”, deklarohet nga Zyra për K&M.
Sikurse bëhet e ditur, në momentin e “bastisjes antiligjore të dhunshme” në vetë objektin nuk kishte punonjës të fermës pyjore.
Gjithashtu në deklaratë theksohet se aksioni sipas fjalëve të dëshmitarëve, u ndërmorr nga forca të mëdha policore çka shkaktoi shqetësim tek sërbët në këtë komunë dhe kjo në ditën kur festohet Shënjt Gjergji (Đurđevdan).
Në deklaratë bëhet me dije se policia ka provokuar mjaftueshëm sërbët në Lleposaviq duke u hequr flamujt e Sërbisë dhe tabelën ku shkruhej “Srbijašume” duke vendosur tabelën e re “Institucionet e përkohshme të Prishtinës”.
“Lëvizja e fundit në morinë e lëvizjeve të dhunshme dhe të njëanshme të Prishtinës e cila vazhdon me plaçkitjen e paligjshme të pronave sërbe në Kosovë e Metohi, është e llogaritur me synim rritjen e tensioneve politike, por edhe krijimin e alibisë për Albin Kurtin për humbjet e tij të përditshme politike” bëhet e ditur nga Zyra për K&M.
Theksohet se për të gjithë është e njohur se Kurti për të 11 herë ka tentuar të sigurojë shumicën parlamentare por pa sukses.
“Sa herë që përjeton dështim, Kurti përdor recetë të provuar për të përdorur veprime të dhunshme dhe të njëanshme ndaj popullit sërb në K&M dhe gjithë të tjerët me armë tytëgjata dhe nën forcat policore, me të cilët dëshiron të vazhdojë politikën e terrorit dhe frikësimit”, thuhet në deklaratë.
Nga Zyra për K&M pritet që përfaqësuesit ndërkombëtarë të dënojnë zëshëm dhe qartë këtë sjellje të autoriteteve në Prishtinë, "qëllimi i të cilave nuk është normalizimi i marrëdhënieve, por eskalimi i tensioneve".
komentet