Lista Sërbe dorrëzon ankimimin në Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e të drejtave të sërbëve në parlamentin kosovar

Srpska lista u skupštini
Burim: Facebook

Deputetët e Listës Sërbe kanë dorrëzuar sot ankimimin në Gjykatën Kushtetuese ku sikurse thuhet, për shkelje të rënda të të drejtave të popullit sërb në seancat e Parlamentit në Prishtinë.

Në njoftimin e Listës Sërbe theksohet se parimet kushtetuese e demokratike u shkelën rëndë, ndërsa popullit sërb i pamundësohet që të ushtrojë të drejtat e tyre të garantuara.

Bëhet e ditur se pret që Gjykata Kushtetuese të reagojë urgjentisht dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat ligjore, si dhe të drejtat e popullit sërb në përputhje me aktet juridike në fuqi.

“Lista Sërbe qëndron e palëkundur në luftën e vet për ruajtjen e të drejtave dhe interesave të popullit sërb dhe do të vijojë të shfrytëzojë të gjitha të drejtat dhe mjetet institucionale për të siguruar barazi të plotë” shtohet në njoftim.

Që do të dorrëzohej ankimim në Gjykatën Kushtetuese, këtë e tha dy ditë më parë dhe nënkryetari i Listës Sërbe Igor Simiq.

“Po shkelet Rregullorja e Punës, e cila thotë qartë se nënkryetari nga komuniteti sërb, duhet të ketë mbështetjen e shumicës së deputetëve sërbë dhe në këtë rast është Sllavko Simiq i cili fitoi mandatin legal. Fatkeqësisht, po shkelet Rregullorja e Punës dhe Kushtetuta dhe e gjitha kjo me synim që nën mbështetjen e partisë qeverisëse, në këtë vend të vendoset Nenad Rashiq, në kundërshtim me të gjitha rregullat. Njëkohësisht, duhet të dihet se ai nuk ka mbështetjen e deputetëve sërbë dhe popullit sërb, sepse në zgjedhje fitoi pesë herë më pak vota se Sllavko Simiq” u ka thënë Simiq gazetarëve në parlament dy ditë më parë.