Lista Serbe: Është e turpshme se atij që ka qëlluar ndaj fëmijëve serbe t'i mundësojë arrest shtëpiak
Është e turpshme, por jo për t'u habitur, që një pjesëtari i FKS-së, i cili qëlloi ndaj fëmijët serbë pa asnjë arsye, iu dha arrest shtëpiak, e porositi sot nga Lista Serbe.
“Ashtu siç paralajmëruam që nga dita e parë, kur një pjesëtar i FKS-së qëlloi pa arsye mbi fëmijët serbë Stefan dhe Millosh, të cilët po mbanin buzmin në Ditën e Buzmit, institucionet e Kosovës po e kryejnë procesin e relativizimit të këtij akti të shëmtuar në mënyrë që të zvogëlohet përgjegjësia e të akuzuarit. Prandaj nuk është për t'u habitur, por është turp për t’i mundësuar një personi të tillë caktimin e masës së arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftim.
Shtohet se prokurori pa asnjë turp apo përgjegjësi e ka riklasifikuar veprën penale nga vrasje e mbetur në tentativë në shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, duke e ulur rëndësinë e saj deri në atë nivel se sot në Kosovë, gjuajtja e fëmijëve serbë para gjykatës së Kosovës barazohet me të shtëna në ajër.
“Natyrisht, regjimi i Albin Kurtit i përdor institucionet jo për t'i shërbyer qytetarëve, pa dallim kombësie, por për të kryer terror me qëllim të dëbimit të popullit serb. Përgjegjësia për këtë sjellje të institucioneve të Kosovës qëndron edhe në heshtjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë të cilët nuk e pranuan apelin tonë për të monitoruar me kujdes këtë proces gjyqësor dhe për të kontribuar në dënimin e përgjegjësve për sulmin ndaj fëmijëve serbë”, thuhet në njoftim.
0 komentet