Lista Sërbe: Institucionet kosovare të ndalin persekutimin e sërbëve

Srpska Lista
Burim: Kosovo Online

Arrestimi i Zhivorad N. person i zhvendosur nga Komuna e Vuçiternës sot në Mitrovicën e Kosovës është vijim i presionit ndaj popullit sërb në Кosovë sipas praktikës bazike që për krime lufte nevojitet vetëm që të jesh sërb ku në vitin 1999 të kesh qenë i rritur, thuhet nga Lista Sërbe.

"I tillë persekutim i pabazuar ndaj sërbëve të respektuar e të ndershëm çon drejt eskalimit të mëtejshëm të situatës në terren në vend që situata të qetësohet dhe të shkohet në drejtimin pozitiv. Sikur të mos mjaftonte që Zhivoradi u dëbua nga pragu i shtëpisë së tij në Vuçiternë, dikujt e shqetësoi fakti që ai vendosi të qëndrojë në Kosovë dhe Metohi, në tokën e vet” thuhet në deklaratë.

Lista Sërbe thekson se është turp që në prani të misionit më të shtrenjtë europian për sundimin e ligjit Euleks kaq shumë sërbë të akuzohen për krime lufte pa asnjë provë materiale, pa asnjë dëshmitar okular dhe çka është më e keqja me paraburgim të detyrueshëm vetëm për shkak të kombësisë së tyre sërbe.

„Prej çfarë frikësohen përfaqësuesit e Euleks pale kurrë nuk kanë dalë në publik me të dhëna rreth proceseve kundër sërbëve të cilët janë akuzuar për krime lufte dhe kanë kaluar vite të tëra të të pafajshëm në paraburgim. A e dini që numri më i madh i këtyre personave pasi lirohen largohen nga Kosova e Metohia pasi nuk dëshirojnë provokojnë fatin dhe sërish të kalojnë në ferrin e kazamatëve kosovare. Nëse asgjë tjetër kjo do të ishte arsye e mjaftueshme që institucionet europiane të nisin analizat e punës së Euleks në terren, ndërsa jo të lexojnë raportet rozë të burokratëve të tyre nga Prishtina”, thuhet në deklaratë.

Lista Sërbe kërkon prej institucioneve kosovare të ndalin persekutimin e sërbëve, që Zhivoradi dhe gjithë të tjerët të lirohen urgjentisht dhe t’u mundësohet e drejta që të mbrohen në liri dhe që paraburgimin të mos e kthejnë për dënime disavjeçare.