Lista Sërbe me Eskobarin: Nevojiten ndërhyrje urgjente për të parandaluar eksodin e sërbëve pasi u shkelen të drejtat e njeriut në Kosovë
Përfaqësuesit e Listës Sërbe me në krye kryetarin prof. dr Zllatan Elek, kanë biseduar sot në Prishtinë me përfaqësuesin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar dhe ambasadorin e SHBA në Kosovë Xhefri Hovenier.
Në takim është biseduar rreth problemeve të popullit sërb në Kosovë e Metohi dhe në veçanti theksi u vu në hapat e njëanshëm të Qeverisë në Prishtinë prej të cilave u cënohet egzistenca popullit sërb.
Përfaqësuesit e Listës Sërbe janë shprehur në domosdoshmërinë e reagimeve dhe vendimeve urgjente për të parandaluar eksodin e popullit sërb të Kosovës ku përmes vendimeve të institucioneve kosovare cënohen të drejtat elementare humane.
"Vendimi rreth ndalimit të dinarit dhe anulimit të transfertave në kesh 25 vite pas konfliktit, militarizimi i komunave me shumicë sërbe, ndalimi i hyrjes së mallrave nga Sërbia qëndrore, vendosja e dhunshme e kryekomunarëve pa legjitimitet në godinat komunale në veri, por edhe persekucioni institucional i sërbëve dhe marrja e pronave të qytetarëve tanë si dhe cënimi i funksionalitetit dhe egzistenca e KOS në këto vise, kërkojnë reagim energjik urgjent të botës demokratike çka do të parandalohej dëbimi i sërbëve prej vatrave shekullore" kanë theksuar përfaqësuesit e Listës Sërbe, thuhet në deklaratë.
0 komentet