Lista Sërbe: Paraburgimi i Popoviqit sulm ndaj dialogut dhe provë e vetvullnetit të rregjimit të Kurtit
Lista Sërbe vlerësoi se vendimi i gjykatës kosovare për caktimin e masës së paraburgimit të ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovë e Metohi Igor Popoviq, ishte i motivuar politikisht dhe u mor me urdhër të kryeministrit në mandatin teknik Albin Kurti. Theksohet se Popoviq u ndalua sepse foli për vuajtjet e popullit serb dhe bëri thirrje për përgjegjësi të autorëve të krimeve ndaj sërbëve.
“Me vendimin e pabazuar dhe politik, besojmë sipas urdhërit të Albin Kurtit, gjykata kosovare sot caktoi masën e paraburgimit 30 ditor për ndihmësdrejtorin e Zyrës për Kosovë e Metohi Igor Popoviq, sepse i dha vetes të drejtën të fliste për vuajtjet e popullit sërb dhe bëri thirrje për përgjegjësi të atyre që kryen krimin ndaj bashkëatdhetarëve të vet të cilët dhe sot e kësaj dite ndodhen në liri”, bëhet e ditur në deklaratën e Listës Sërbe.
Sikurse theksuan, në shënjestrën e regjimit të Kurtit sërish u gjend Igor Popoviq, njeri që gjithmonë edhe tani, ishte dhe mbetet me popullin e vet-duke ndarë me ta momente të vështira, presione dhe vuajtje, duke treguar dashuri dhe besnikëri të paepur ndaj popullit sërb në këto vise.
“Meqenëse do popullin e vet dhe lufton për të drejtat e tij, Igor Popoviq, ashtu sikurse të gjithë ne që qëndrojmë pranë popullit të vet, është bërë armik në sytë e Albin Kurtit. Nuk ka popull të tillë në Europë që është më i persekutuar se populli sërb në Kosovë e Metohi. Heqja e të drejtave, arrestimet pa arsye, shantazhi, kërcënimet, bastisjet në institucione dhe prona private, janë pjesë e fushatës sistematike që Kurti po ndërmerr nën maskën e paraqitjes false të qeverisë së tij si 'demokratike'”, theksuan ata.
Paraburgimi i Igor Popoviqit është sulm ndaj dialogut, ndaj vendosmërisë së shtetit sërb për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura përmes dialogut e njëkohësisht është provë e "qasjes joserioze dhe e papërgjegjshme e përfaqësuesve ndërkombëtarë që tolerojnë vetvullnetin e Kurtit, autokracinë dhe persekutimin e gjithçkaje sërbe".
komentet