Petkoviq: Vendim politik me urdhër të Kurtit ka qenë paraburgimi për Popoviqin, bashkësia ndërkombëtare është pjesmarrëse
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka reaguar ashpër ndaj vendimit të gjykatës në Prishtinë pasi ndihmësit të tij Igor Popoviqit i’u caktua masa e paraburgimit 30 ditor duke e vlerësuar si politik dhe antiligjor.
“Gjykatësit e Kurtit në Prishtinë urdhëruan që ndihmësi im të paraburgoset deri në 30 ditë sepse me guxim mbrojti viktimat dhe vuajtjet sërbe. Ky është vendim direkt politik i marrë sipas urdhërit të Kurtit, i cili nuk bazohet në asnjë fakt, sepse e vërteta është se për krimet ndaj sërbëve në Kosovë e Metohi, askush nuk është përgjigjur” tha Petkoviq në deklaratë.
Ai theksoi se Igor Popoviq tha atë çka "çdo sërb i ndershëm mendon dhe e di" dhe ndërsa po në gjykatë, tregoi sjellje dinjitoze, tha ai.
“Për Albin Kurtin nuk ka as turp, as turpërim, por që bashkësia ndërkombëtare me këtë vendim, përjetoi disfatë të përhershme të të gjitha vlerave, të drejtave dhe drejtësisë”, vlerësoi Petkoviq duke thënë se çdo mundësi për të vazhduar dialogun me Prishtinën pas këtij vendimi skandaloz, të paligjshëm dhe të papranueshëm, bie në ujë nëse Popoviq nuk lihet i lirë.
Sipas fjalëve të tij, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare janë bashkëpjesmarrës në vendimin për ndalimin e përfaqësuesit të lartë të shtetit të Sërbisë, megjithëse, siç thotë ai, ditëve të fundit përmes kontakteve intensive, kanë siguruar se nuk egziston bazë ligjore për ndalimin e Popoviqit.
“Në këtë provim, kushedi sesa herë ka rënë, Popoviq tani ndan fatin e dhjetëra sërbëve të burgosur padrejtësisht”, tha Petkoviq.
Ky i fundit tha se “nuk ka burg të tillë, as pranga me të cilat Kurti mund ta ndalojë dhe arrestojë të vërtetën” dhe se e vërteta për viktimat sërbe në Kosovë e Metohi, do të vazhdojë të dëshmohet për sa kohë që egziston edhe sërbi i fundit i ndershëm.
"Për vuajtjet e tyre, po ndërmerret dhe procedura para gjykatës në Hagë”, shtoi ai.
Petkoviq tha se Zyra për Kosovë e Metohi qëndron fort pranë kolegut të vet Popoviq dhe familjes së tij në këto kohë sfidash.
komentet