Lista serbe paralajmëroi Prishtinën: Nëse nuk e lironi të arrestuarin, do të pasojë reagimi i të gjithë serbëve
Burim: Facebook
Lista serbe sonte ka paralajmëruar autoritetet në Prishtinë se nëse nuk e lirojnë serbin e arrestuar dhe ndalojnë ngacmimin e popullit serb, do të pasojë reagimi i të gjithë serbëve.
“Pasi që mblodhëm të dhëna rreth rrëmbimit të sotëm të një serbi nga ana e njësiteve speciale të Kurtit, duam të njoftojmë se populli serb e paralajmëron Prishtinën që në rast të moslirimit të të arrestuarit në mënyrë të pabazë, të cilin sot e rrëmbyen njësitet e Kurtit në veri të Kosovës dhe nëse nuk ndalohet me maltretimin e popullit serb, atëherë do të shkaktojë reagimin e të gjithë serbëve”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Ata theksojnë se nuk do të jetë “ndonjëfarë paralajmërim” por një kryengritje e përgjithshme për ndalimin e represionit të Albin Kurtit ndaj qytetarëve të pafajshëm.
0 komentet