Lista Sërbe: Rregjimi i Kurtit vijon me frikësimin dhe dëbimin e sërbëve
Pas arrestimit të dy sërbëve Aleksandar Vllajiq nga Mitrovica e Kosovës dhe Sërgjan Llazoviqit nga Lleposaviqi, Lista Sërbe është shprehur se autoritetet kosovare me në krye Albin Kurtin dëshirojnë të vazhdojnë me shkaktimin e tensioneve, frikësimin dhe dëbimin e sërbëve me qëllim spastrimin e plotë etnik të Kosovës.
Lista Sërbe deklaron se arrestimet erdhën pas bisedimeve në nivel të lartë në Bruksel ku sikurse thekson, Kurti tregoi se nuk dëshiron rrugën e paqes dhe dialogut për të zgjidhur problemet mes sërbëve dhe shqiptarëve.
"Pas ditës së djeshme ku u tregua se Kurti nuk dëshiron që përmes rrugës paqësore dhe dialogut të zgjidhë problemet mes sërbëve dhe shqiptarëve, rregjimi i Kurtit pa bazë arrestoi Aleksandar Vllajiq nga Mitrovica e Kosovës dhe Sërgjan Llazoviq nga Lleposaviqi i cili tregoi se ai dëshiron vetëm të shkaktojë kriza, frikësojë dhe dëbojë sërbët dhe të gjithëve e kanë të qartë se po kryen spastrimin etnik të popullit sërb nga Kosova e Metohia, ku për shkak të keqësisë së Albin Kurtit përditë po pakësohen” bëhet e ditur në deklaratë.
Nga partia përmendet se sërbët e arrestuar janë njerëz familjarë dhe akuzat ndaj tyre për krime lufte janë tërësisht të pabaza dhe se bëhet fjalë për persekutim të motivuar politikisht dhe shtypjen e Llazoviqit dhe Vllajiqit.
"Dy arrestime në më pak se 24 orë, njerëz familjarë, pa asnjë provë, një ditë pas takimit të dështuar në Bruksel konfirmohet se bëhet fjalë për persekutim të motivuar politikisht dhe shtypjen e Llazoviqit dhe Vllajiqit dhe përcjellja e mesazhit se sërbët nuk kanë vend në Kosovë e Metohi deri sa në pushtet të jetë regjimi i Albin Kurtit. Rastet e akuzave për krime lufte janë karakteristike pasi manipulohet me emocionet e familjeve, ndërsa në praktikë për të gjithë është e qartë se mesa duket për akuzat ndaj sërbëve nuk kërkohen prova, por për arrestimin dhe keqtrajtimin e sërbëve mjafton që Kurti të urdhërojë", thuhet nga Lista Sërbe. Përmendet se vite më parë populli sërb ka vuajtur nga keqtrajtimet dhe arrestimet dhe këtë para syve të bashkësisë ndërkombëtare reagimi i të cilës ka munguar.
Lista Sërbe i bën thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë të pengojnë arrestimin e sërbëve.
"Vite më para ka ndodhur që sërbë të nderuar para syve të përfaqësuesve ndërkombëtarë të arrestoheshin, shtypeshin apo keqtrajtoheshin dhe ata që flasin shpesh rreth të drejtave të njeriut, demokracinë, shtetit të së drejtës dhe multietnicitetit në Kosovë, paprimtas heshtën! U bëjmë thirrje dhe një herë që të dalin nga gjendja e letargjisë dhe të kërkojnë që të gjithë sërbët e arrestuar kanë të drejtë të mbrohen në liri prej akuzave false veçanërisht pasi paraburgimi në rastin e sërbëve të arrestuar si pasojë e kësaj zgjatjeje kohore jashtë çdo lloj rregulli ligjor bëhen jozyrtare, ilegale dhe dënime drakoniane" bëhet e ditur në deklaratë.
0 komentet