Vuçiq: Për të ndaluarit nga Kosova foli dhe Departamenti i Shtetit, ndërsa për arrestimin e sërbëve askush nuk foli
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar sot me rastin e përvjetorit të marrëveshjes së Brukselit se është retorikë boshe, e pakuptimtë dhe e pafytyrë e vendeve perëndimore që Prishtina vuan pasojat nëse nuk do të ishte zbatuar detyrimin për formimin e BKS. Thëniet se policia sërbe ka mbajtur autobuzët nga Kosova, ka thënë se askush në Sërbi nuk ka mbajtur askënd dhe kjo është pafytyrësia më e madhe-dhe Departamenti i Shtetit dhe BE kanë folur për këtë, por kur arrestohen sërbët në Kosovë-askush nuk flet dhe reagon.
"Retorikë boshe, e pakuptimtë dhe e pafytyrë e vendeve perëndimore që Prishtina vuan pasojat nëse nuk do të zbatohej detyrimi për formimin e BKS. Ajo retorikë nuk përsëritet më, por kjo u përmend në një përvjetor, përndryshe kjo atyre nuk u intereson”, ka thënë Vuçiq në TV Pink.
Kujtoi se Sërbia në vitin 2013, mendonte se kishte bërë kompromis të vështirë, duke shtuar se atë marrëveshje e kishte nënshkruar kryeministri i atëhershëm i Sërbisë, Ivica Daçiq dhe se ai personalisht mori pjesë në të.
"Këtë nuk e fsheha. Shkova të vuaja sulmet më të mëdha në K&M, Ivica ishte në Amerikë. Bërëm atë që menduam se ishte më e mira për vendin në atë moment, që të mos ndëshkohemi brutalisht" theksoi Vuçiq.
Ky i fundit tha se është gjë e mirë çka Sërbia ende mbahet të mos e njohë pavarësinë e Kosovës dhe se sërbët në Kosovë vijojnë të egzistojnë si popull, ndërsa nuk pati vendosje sanksionesh dhe masa ndëshkuese.
Vlerësoi se ajo çka kaluar 11 vjet nga Marrëveshja e Brukselit, dhe jo formimin e BKS, është turp për SHBA dhe BE.
“Kjo tregoi se ata përgjatë gjithë kohës kanë pasur të njëjtin plan që sërbët duhet të dorrëzojnë çka është sipas planit, e shqiptarët nuk do të duhet të bëjnë kurrë asgjë”, konkludoi Vuçiq.
Ky i fundit komentoi dhe masat ndëshkuese të BE ndaj Prishtinës për mosndërmarrjen e hapave drejt de-eskalimit në veri dhe vuri në dukje se kryeministri kosovar dhe përkundër këtyre sanksioneve, u ftua në Berlin të fliste për të drejtat e njeriut në përvjetorin e Këshillit të Europës.
I’u referua pretendimeve të djeshme se policia kufitare sërbe ka mbajtur autobusë të Kosovës dhe theksoi se askush në Sërbi nuk ka ndaluar askënd.
“Pafytyrësinë më të madhe mund t’a shikoni dje. Në tekstet shkollore do të studiohet se si i kundërshtuam ata që mendonin se zëvendësuan Zotin. Dje dhe Departamenti i Shtetit dhe BE dhe gjermanët dhe të gjithë të tjerët thanë se Sërbia nuk ka të drejtë të mbajë autobuzët. Askush në Sërbi nuk mbajti askënd. Janë ndaluar dy apo tre shqiptarë dhe një sërb pjestar i poilicisë kosovare. Njëri prej tyre ka qenë në të ashtuquajturën UÇK për krime kundër sërbëve. Për këtë sërbin di që është dikush që më mirë të mos flas….Por të gjithë u lanë të lirë brenda 24 orëve” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se të arrestuarit u pyetën dhe se u nxorrën përfundime të caktuara, kështu që do të shikohet se çfarë do të ndodhë më tej. Edhe pse askush nuk është rrahur apo keqtrajtuar, theksoi Vuçiq, të gjithë folën dhe kritikuan Sërbinë se si duhet të sillet.
Megjithatë kur është fjala për arrestimin e sërbëve, vëren ai, askush nuk flet dhe nuk mban ligjërata.
“Si nuk folët një ditë më parë ku afër Zubin Potokut u rrah Vlladimir Stefanoviq, heshtët dhe asnjë fjalë nuk thatë. Arrestuat Sreqko Sofronijeviqin, nuk u mjaftuan me keqtrajtimin e familjes së tij, por Obrenoviqin e mbajtët në paraburgim për shtatë apo tetë muaj sepse ratë në borxh Zotit”, ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit kujtoi se askush nuk po reagon as për faktin se mallrat nga Sërbia qëndrore prej 10 muajsh nuk mund të hyjnë në Kosovë.
“Përse nuk dhanë deklaratë Rode, Hovenier, përse ti Stano nuk ke folur diçka rreth kësaj, ju nga Departamenti i Shtetit, asnjë fjalë. Ndërsa sanksionet për Kurtin për çfarë? Të merrte liberalizimin e vizave, anëtarsimin në AP të NATO dhe anëtarësim në KE. E pastaj na thoni se kjo nuk është kundër jush sërbëve, jo po është kundër Shënjt Pjetrit”, konkludon Vuçiq.
Për rezolutën e Srebrenicës: Të shikojmë kush është mik i Sërbisë, e drejta ndërkombëtare dhe ligji
Presidenti i Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot për çështjen e rezolutës për genocidin në Srebrenicë ku në fillim të majit do të shqyrtohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe se në atë seancë, do të shikohet se kush është mik i Sërbisë dhe popullit sërb, i së drejtës dhe ligjit ndërkombëtar.
"Kjo është ide gjermane, e mbështetur nga ana e NATO-s dhe gjithë të tjerët. Gjetën dhe Ruandën, Zelandën e Re dhe Kilin. Gjetën dhe disa vende që kanë qenë gjithmonë sponsorë të projekteve të tilla, si Malajzia dhe Jordania. U shtuan dhe Maqedonia e Veriut me kërkesë të shqiptarëve, kështu që nuk ka këtu ndonjë filozofi të madhe. Dhe i falënderoj për këtë, ndoshta është ky falenderim për atë çka bërëm për Shkupin. Pashë dhe Austrinë, nuk është asgjë e çuditshme duke marrë parasysh atë që po bën Aleksandër Shallenberg duke punuar kundër vendit tonë”, tha Vuçiq për TV Pink.
Ai shtoi se diçka që është nën autoritetin e Këshillit të Sigurimit u zhvendos në Asamblenë e Përgjithshme, sepse ata e dinin që rusët dhe kinezët do të vendosnin veton ndaj saj.
Para Asamblesë së Përgjithshme të KB, thotë ai, ata që paraqitën dhe mbështetën rezolutën presin shumicë të sigurt dhe duan t'i japin goditje sërbëve dhe Sërbisë.
Theksoi se këtu ka ardhur si propozim i B&H por jo në tërësi, veçse një popull kundër popullit tjetër, pa respektimin e procedurave dhe Marrëveshjen e Dejtonit, konsensusi i të cilit nevojitet. Vuçiq theksoi se rezistenca ndaj kësaj është në rritje dhe se ata kanë llogaritur së paku 70 nga 90 vota pro, 60 deri në 90 abstenime dhe 20 deri më 30 kundër.
"Nuk do të ketë rezultate të tilla. Ata kanë dominim të madh, vetëm BE ka 27 vende ndërsa shtoji kësaj xhuxhët politikë nga vende të ndryshme të rajonit, për të arritur 35-36. Por dhe ne do të luftojmë. Lufta jonë vazhdon dhe nuk do të jetë e lehtë, do të shohim se kush është mik i Sërbisë dhe sërbëve, mik i së drejtës dhe ligjit ndërkombëtar”, ka nënvizuar Vuçiq.
Ky i fundit tha se është interesante që Efraim Zurof dha deklaratë të guximshme dhe se pret që rreth kësaj të shprehet edhe Jehud Braun si dhe disa të tjerë, kështu që do të shikohet se kush e ka shkruar rezolutën dhe çfarë qëndrimi racist kanë ndaj popujve të tjerë.
"Imagjinoni që keni rezolutë ku më shumë vende do të abstenojnë se sa pro. Do të thonë se fituan, por sipas rregullave të tyre", theksoi Vuçiq.
Ky i fundit tha se Josip Juratoviq dhe ata që mbështesin kundërshtarët politikë të qeverisë në Sërbi, kanë bërë thirrje për përkujtimin e 75-vjetorit të Këshillit të Europës-Albin Kurtin i cili meqë ra fjala, do të mbajë tubim në Gjermani dhe Hollandë.
Përsëriti se gjermanët “drejtojnë lojën” rreth rezolutës së bashku me SHBA.
Tha se nesër do të takohet me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Xhejms O'Brajan.
I’u referua edhe vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, duke thënë se gjithçka ka thënë Dora Bakoani është-gënjeshtër.
Kujtoi se ajo nuk përmbushi detyrimin e vet për të ardhur në Beograd të bisedonte por çdo ftesë për bisedime-i ka anuluar.
Në fjalët e saja se pranimi i Kosovës në Këshillin e Europës nuk është precedent për Qipron, Vuçiq komentoi se “kjo e sotmja nuk ka lidhje me Qipron, por-do të ketë nesër”.
Theksoi se Sërbia do të vijojë të luftojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës dhe tha se me atë rast u ka dërguar letra shumë liderëve.
“Shikoj që Millanoviq thotë se ata do votojnë pro Kosovës, ndonëse i përcolla letër me pesë faqe. Disave u’a kam përcjellë me tetë faqe, për disa e kam ditur se pesë faqe janë shumë, por kjo është puna dhe detyra ime. Do të vazhdojmë të luftojmë dhe njerëzve t’ua bëjmë të ditur se ne Sërbinë tonë do t’a ruajmë dhe do ruajmë dhe fytyrën e popullit sërb”, tha Vuçiq.
Vërrejtje budallaqe dhe tragjikomike për stërvitjen e Ushtrisë së Sërbisë në afërsi të Kosovës
Përsëriti se është i kënaqur me gatishmërinë e Ushtrisë së Sërbisë e cila u demonstrua në stërvitjen “Vorbulla 2024” në Peshter, pasi u dëshmua forcë më e madhe në raport me periudhën e mëhershme, duke theksuar se janë vërrejtje “budallaqe” të Albin Kurti dhe disa të tjerë për shkak se stërvitja u krye afër Kosovës.
“Mund të shikojmë komente mjaft budallaqe të Albin Kurtit dhe të tjerëve të afërt si ai që kanë thënë se-imagjinoni, Sërbia kryejti stërvitje 30 kilometra larg në vijë ajrore nga Kosova... Le t’a bëjmë stërvitjen në qendër të Beogradit, që të largohemi pak nga Kurti...”, tha Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se tashmë po bëhet tragjikomike se sa budallallëqe thonë dhe disa në rajon dhe shumë nga zyrtarët botërorë.
“Jetoni për suksesin e vendit, ndërsa nga ajo çka kemi parë, pothuajse asgjë nuk kemi patur para 10 vitesh” tha Vuçiq.
Tha se është i kënaqur me përgatitjen dhe organizimin e stërvitjes.
"Ashtu siç është dukur, duhet që dhe në fushën e vërtetë të betejës të duket kështu. Treguam forcë shumë më të madhe sesa në periudhën e mëparshme", tha presidenti i Sërbisë.
Ky i fundit theksoi se pothuajse të gjitha pajisjet e shfaqura, rreth 85% janë-të reja.
Bëri të ditur se investime të tjera do të ketë si në Ushtrinë e Sërbisë, ashtu dhe në industrinë ushtarake.
0 komentet