Lista Sërbe: Sulmet e Kurtit prova që punojmë në interes të popullit sërb
Kurti dhe regjimi i tij godet aktivisht veprimet e Listës Sërbe që përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe opinionit europian dhe ndërkombëtar t’u thotë qëllimet fashiste të Prishtinës të cilat çojnë në spastrimin etnik të popullit sërb nga vatrat e tij shekullore, bëhet e ditur në deklaratën e Listës Sërbe.
Në deklaratë theksohet se Albin Kurti është “i vetëdijshëm se përkrahësit e tij nuk kanë kurrëfarë mbështetje prej popullit sërb” dhe se “vijon të gënjejë me qëllim baltosjen e Listës Sërbe, e cila kurrë nuk është dhe nuk do të jetë shërbëtor i askujt në Prishtinë, por luftëtar besnik për të drejtat e popullit sërb dhe kundërshtar i planit të Kurtit për dëbimin e popullit sërb”.
Siç bëhet e ditur, pas rrëmbimit të truallit sërb, shtënies ndaj fëmijëve dhe qytetarëve sërbë, shkeljes së të drejtës për kurim dhe arsimim, vendimi për ndalimin e vaksinimit, vendimi rreth heqjes së dinarit, është elementi i fundit i planit të Albin Kurtit, i cili kryen krim kundër njerëzimit, pasi sërbët janë vënë në pozitë të tillë që nuk mund të mbijetojnë në Kosovë.
“Tentativat e Kurtit kanë qenë përmes akuzave false, veprimeve të montuara dhe dhunës institucionale, të dobësojë pozitën e Listës Sërbe. Madje në jetën politike solli disa njerëz të njohur për përdorimin e lëndëve narkotike gjatë kohës së punës, përveç forcave të tij speciale dhe kryebashkiakëve të tij fals. Megjithatë, plani i tij dështoi. Lista Sërbe vazhdon të jetë organizata më e fortë politike e popullit sërb, e cila është me popullin e vet dhe shtetin e Sërbisë”, thuhet në deklaratë.
Duke komentuar pretendimet e Kurtit se Lista Sërbe ka “aranzhim” me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, në deklaratë bëhet e ditur se Kurti “shfaq nervozizëm pasi anëtarët e Listës Sërbe i kanë dyert e hapura si në Lindje ashtu edhe në Perëndim”.
“Ndërsa përfaqësuesit tanë drejtojnë bisedime me zyrtarë të lartë të SHBA në mes të Uashingtonit, Kurti në SHBA mund të shkojë si turist, të vizitojë muzeumet si ndonjë shqiptar i zhvendosur. Megjithatë përderisa Kurti dhe satrapët e tij sulmojnë Listën Sërbe, kjo do të jetë prova më e mirë se punojmë në interes të popullit sërb”, thuhet në fund të deklaratës së Listës Sërbe.
komentet