Lista Sërbe: Sulmi ndaj pronës së deputetit të partisë sonëm, pasojë e retorikës së regjimit të Prishtinës
Lista Sërbe ka dënuar ashpër sulmin me eksploziv ndaj pronës së deputetit të kësaj partie në Ranillug Zoran Maksimoviq dhe ka thënë se është i nevojshëm përcaktimi i fakteve dhe rrethanave të këtij sulmi.
Siç bëhet e ditur në deklaratën e Listës Sërbe, është e papranueshme që pa asnjë lloj arsye të sulmohen qytetarët, e në veçanti përfaqësuesit e popullit sërb në Kosovë.
“Kërkojmë që sa më shpejt të gjenden dhe ndalohen përgjegjësit e vërtetë të këtij akti të urryer që shqetësoi mbarë sërbët, e në veçanti në Anëmoravën e Kosovës. Nevojitet me urgjencë vërtetimi i të gjitha fakteve dhe rrethanave të këtij sulmi, pasi është e papranueshme që pa asnjë lloj arsye të sulmohen qytetarët veçanërisht përfaqësuesit e popullit sërb” thuhet në deklaratë.
Në këtë të fundit theksohet se Lista Sërbe nuk dëshiron të paragjykojë këtë hetim, por shprehet se seria e sulmeve ndaj sërbëve në jug të Kosovës është pasojë e retorikës së regjimit në Prishtinë dhe pandëshkueshmërisë ndaj autorëve për ngjarjet e mëhershme.
"Ndajmë qëndrimin me qytetarët se pasiguria e sërbëve është pasojë e pasivitetit të organeve kompetente të institucioneve të sigurisë, si ato vendore, ashtu dhe ato ndërkombëtare të cilat janë përgjegjëse për sigurinë e mbarë qytetarëve përfshirë edhe të sërbëve në këto hapësira" thuhet nga Lista Sërbe.
0 komentet