Macut dënon rrahjen brutale të Rashkoviqit: Dhuna ndaj sërbëve në K&M të ndalet menjëherë

Đuro Macut
Burim: Instagram

Kryetari i Qeverisë së Sërbisë Gjuro Macut dënoi ashpërsisht rrahjen brutale të Nenad Rashkoviqit nga fshati Dren pranë Zubin Potokut dhe tha se dhuna ndaj sërbëve në Kosovë duhet të ndalet menjëherë.

Macut në Instagram theksoi se është thellësisht i tronditur me brutalitetin në të cilën u përball Nenad Rashkoviq dhe se nuk ka dhe nuk mund të jetë justifikim për dhunën ndaj personit, për rrezikimin e jetës dhe dinjitetit të tij.

Macut u bëri thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë që të reagojnë urgjentisht dhe të kërkojnë përcaktimin e përgjegjësisë së plotë për këtë rast.

"Pres reagim të qartë dhe të palëkundur nga bashkësia ndërkombëtare", theksoi Macut dhe shtoi se dhuna ndaj sërbëve nuk duhet të bëhet përditshmëri ndaj së cilës çdokush do të mbyllë sytë.

Sikurse theksoi ai,çdokush duhet të ketë të drejtën e sigurisë, pavarësisht kombësisë së tyre, ndërsa ata që kërcënojnë këtë të drejtë duhet të mbajnë përgjegjësi.

Nenad Rashkoviq nga fshati Dren u rrah brutalisht nga pjestarët e Policisë Kosovare mbrëmë, pasi fillimisht i kontrolluan shtëpinë. Ai fillimisht u shtrua në QKS të Mitrovicës së Kosovës por për shkak të rëndesës së lëndimeve të tij, sot u transferua në Qendrën Klinike të Sërbisë në Beograd.

Në Qendrën e Urgjencës atë e vizitoi presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq i cili tha se plagët janë më të rënda sesa mendoheshin.