Vuçiq viziton të lënduarin Rashkoviq: Mbarë Sërbia e do pafundësisht

Aleksandar Vučić posetio Nenada Raškovića
Burim: Instagram

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq vizitoi të lënduarin Nenad Rashkoviq në Qendrën e Urgjencës QKS të cilin sikurse publikoi, i tha se mbarë Sërbia e do pafundësisht.

“Vizitova në Qendrën Klinike të Sërbisë, familjarin sërb Nenad Rashkoviq të cilin policia e Albin Kurtit pa asnjë lloj arsye, e rrahu pothuajse për vdekje. Lëndimet janë të rënda nga ato çka priteshin”, shkruan Vuçiq në Instagram.

Ai bëri të ditur se Rashkoviq në momentin kur mësoi se i është thyer dhe brinja e dytë nga “sulmet e forta të rrahësve shqiptarë“, u lut që të organizohet ardhja e familjes së vet dhe që të vëllain t’a informonte që të kujdesej për kafshët për të cilat përherë është kujdesur.

“Vetëm t’i them atij që mbarë Sërbia e do pafundësisht“, shtoi Vuçiq.

Nenad Rashkoviq nga fshati Dren, pjestarët e Policisë Kosovare e rrahën brutalisht mbrëmë pasi më parë i kontrolluan shtëpinë. Ai fillimisht u hospitalizua në QKS Mitrovica e Kosovës, por për shkak të plagëve të rënda sot u dërgua në Qendrën Klinike të Sërbisë në Beograd

Inspektoriati Policor i Kosovës (PIK) nisi hetime për pretendimet e Nenad Rashkoviqit dhe sipas detyrës zyrtare rastin e ka nisur dhe ndihmës Avokati i Popullit të Kosovës Sërgjan Sentiq.