Bërnabiq për rastin e rrahjes së Rashkoviqit: Sërbët vuajnë terrorin-ky është sundimi i ligjit i Albin Kurtit

Ana Brnabić
Burim: Instagram

Kryetarja e Kuvendit të Sërbisë Ana Bërnabiq publikoi në llogarinë e vet në rrjetin social “X“ pamje të Nenad Rashkoviqit të cilin e rrahu Policia Kosovare dhe tha se kjo është pamje terrori që sërbët po kalojnë përditë, por dhe ky është “sundimi i ligjit nën Albin Kurtin”.

“Ky është Nenad Rashkoviq, sërb nga fshati Dren Komuna e Zubin Potokut në Kosovë e Metohi. Atë në shtëpinë e tij e rrahu e ashtuquajtura ´polici kosovare´, pas të cilës e nxorrën jashtë, e lidhën pas peme dhe sërish e rrahën. Ky është sundimi i ligjit në Kosovë e Metohi nën Albin Kurtin. Ky është terrori që kalojnë sërbët përditë. Kurti krijon sistematikisht kushte të padurueshme për jetën e popullsisë sërbe, me qëllim spastrimin etnik të Kosovës e Metohisë", shkroi Bërnabiq.

Kjo e fundit shtoi se komuniteti ndërkombëtar po mbyll sytë dhe mbështet në heshtje qëllimet dhe veprimet e Kurtit.

"Ne refuzojmë të heshtim. Do të flasim për këtë. Do të ndajmë pamjet e tmerrshme të terrorit të Kurtit që bota të shikojë të vërtetën. Do të kërkojmë përgjigje dhe reagim. Do t'i bëjmë thirrje të gjithë atyre që, me heshtjen e tyre, mundësojnë që kjo të ndodhë në Europën e shekullit XXI. Kurrë nuk do të dorëzohemi", tha Bërnabiq.

Nenad Rashkoviq nga fshati Dren u rrah brutalisht nga pjestarët e Policisë Kosovare mbrëmë, pasi fillimisht i kontrolluan shtëpinë. Ai fillimisht u shtrua në QKS të Mitrovicës së Kosovës por për shkak të rëndesës së lëndimeve të tij, sot u transferua në Qendrën Klinike të Sërbisë në Beograd.

Inspektoriati Policor i Kosovës (PIK) nisi hetime për pretendimet e Nenad Rashkoviqit dhe sipas detyrës zyrtare rastin e ka nisur dhe ndihmës Avokati i Popullit të Kosovës Sërgjan Sentiq.