Maliqi: Kryekomunarët në veri mund të dorëhiqeshin nëse do të kishin vullnet të mirë

Maljići
Burim: Kosovo Online

Analisti politik Shkëlzen Maliqi thotë për Kosovo onlajn se çështja e shkarkimit të kryetarëve në të katër komunat në veri të Kosovës mund të zgjidhej në mënyrë "elegante" nëse do të egzistonte vullneti politik, pra që ata të mund të dorëhiqeshin. 

“Kryekomunarët mund të dorëhiqeshin qetësisht nëse faktorët politikë do të kishin vullnet, por kjo kaloi përmes procedurës së mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkim. Tani Albin Kurti po luan me kartën e ligjit dhe institucioneve të pavarura dhe mund të ishte zgjidhur më elegante nëse do të egzistonte vullneti i mirë", thotë Maliqi.

Verdikti i qytetarëve rreth shkarkimit të kryekomunarëve, sipas vendimit të Komisionit Qëndror Zgjedhor, duhej të mbahet më 21 prill, ku është paralajmëruar emërimi i komisioneve zgjedhore komunale dhe komisioneve zgjedhore, ndërsa Maliqi beson se duhet të përfaqësohet pala sërbe në komisionet komunale zgjedhore.

“Kur ka vullnet të mirë që një situatë të zgjidhet, atëherë është i rëndësishëm bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës dhe institucioneve të Sërbisë me ndërmjetësimin e BE por kjo nuk kërcet. Por egziston kornizë, diçka për të cilën është dakordësuar vitin e kaluar, nëse kjo nuk mund të zbatohet vullnetarisht, atëherë përmes presioneve diplomatike që ndoshta do të intensifikohen këto ditë, që të shikojmë se çfarë do të ndodhë në fund”, thotë Maliqi.

Rreth asaj se nëse zgjedhja e kryekomunarëve të rinj duhet të pasohet me zgjedhjen e këshilltarëve të rinj, ai thotë se kjo do të ishte normale.

"Kjo duhet të jetë masë e plotë, por Kurti dhe Beogradi po i acarojnë marrëdhëniet e tyre për të fituar kohë për shkak të problemeve të brendshme. Nëse do të egzistonte vullnet real dhe nëse me të vërtetë do t’a respektonin marrëveshjen e Ohrit, ai proces mund të shkonte shumë më shpejt", konkludon Maliqi.

Komisioni Qëndror Zgjedhor në seancën e 8 marsit njoftoi se kishte verifikuar numër të mjaftueshëm nënshkrimesh (së paku 20% të zgjedhësve) të grumbulluara nga katër grupet nismëtare për peticion për shkarkimin e kryekomunarëve shqiptarë në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Lleposaviq. Sipas Udhëzimit Administrativ rreth shkarkimit të kryekomunarit, hapi i radhës është verdikti i qytetarëve.

Analisti politik Alen Meta thotë për Kosovo Onlajn se bashkëpunimi ndërinstitucional i KQZ, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prokurorisë, Policisë Kosovare dhe Panelit Zgjedhor të Ankesave do të bëjë që procesi i shkarkimit të kryekomunarit të kalojë në mënyrë sa më të mirë. Ai pret që verdikti i qytetarëve këtë herë të jetë në qendrat e zakonshme të votimit.

Arsyen përse zgjedhjet e vitit të kaluar u mbajtën në objekte të improvizuara, ai e shikon në presionin e Beogradit dhe Listës Sërbe për të mos dalë në zgjedhje, ndërsa tani, siç thotë ai, ka interes për rikthimin e Listës Sërbe në pushtet, e për këtë arsye mendon se nuk ka logjikë që verdikti i qytetarëve të bëhet jashtë qendrave të zakonshme të votimit.