Maliqi: Qeveria e Kosovës dhe opozita do duhet që bashkarisht të punojnë për lirimin e udhëheqësve të UÇK

malići đino
Burim: Kosovo Online

Përfaqësuesi i organizatës “Shqiptarët për Amerikën” nga Teksasi Xhino Maliqi u shpreh se Qeveria e Kosovës dhe partitë opozitare duhet që të lënë mënjanë dallimet politike dhe të punojnë bashkarisht në, sikurse tha, mbrojtjen e katër udhëheqësve të dënuar të UÇK.

“Shpresoj dhe lutem që Qeveria e Kosovës dhe partitë opozitare të mblidhen dhe të përgatiten me të vërtetë mirë rastin juridik për atë sesi do të sillen më tej. Mendoj se ky moment është ai që ndryshon historinë e Kosovës në vështrimin e asaj sesi do të ecim përpara” tha Maliqi.

Ai beson se protestat për vendimin ndaj udhëheqësve të UÇK janë të justifikuara dhe të mirëorganizuara.

Duke folur për pasojat e mundshme politike të pakënaqësisë me reagimin e Qeverisë, Maliqi vlerësoi se çështja e mbështetjes së udhëheqësve të dënuar të UÇK nuk duhet parë përmes raporteve partiake, por si “çështje e interesit kombëtar”.

"Nuk e di nëse kjo ka ndonjë lidhje me ndonjë parti konkrete politike. Kjo ka lidhje me egzistencën e Kosovës dhe Kosovës si e tillë. Kur bëhet fjalë për interesat kombëtare, kemi një thënie në Shqipëri-nuk kemi besim, as përkatësi, as emër. Luftojmë për të drejtat e shqiptarëve dhe të drejtat e Kosovës. Ndaj mendoj se kjo lidhet direkt me të ardhmen e Kosovës dhe Shqipërisë sesa të ndonjë partie politike. Kjo ka të bëjë me të gjithë", vuri në dukje Maliqi.

Ndaj beson se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë të gjitha hapat politiko-juridike për t'i mbështetur të dënuarit në Hagë.

"Qeveria duhet të reagojë dhe t'i mbrojë këta katër çlirimtarë në çdo mënyrë. Nuk ka kohë për nesër. Duhet të përcjellë mesazh të fortë se qëndron pas katër heronjve tanë që janë akuzuar dhe tani janë në gjyq në Hagë. Çdo qeveri duhet ta bëjë këtë prioritetin numër një", tha Maliqi.

Ky i fundit shpreson që pas zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, më 6 tetor, partitë politike do të arrijnë të mblidhen rreth qasjes së përbashkët për këtë çështje.

Duke folur për pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe pasojat jostabile së zgjatur politike, Maliqi vuri në dukje ndryshimet në marrëdhëniet gjeopolitike globale dhe vlerësoi se për Kosovën e rëndësishme është që të ketë qeveri plotësisht funksionale.

Ai pohon se nëse Kosova nuk ka qeveri funksionale që mund të mbrojë interesat e veta, Sërbia mund të tentojë të përdorë situatë të tillë për të "ndryshuar narrativën ndërkombëtare për ngjarjet e së kaluarës".

"Aktori tjetër ndërmjetës më i afërt me Rusinë dhe Iranin është Sërbia. Nëse nuk kemi qeveri plotësisht funksionale që mbron Kosovën dhe e vendos atë në vend të parë, kjo do t'i mundësojë Sërbisë të mendojë se ka mundësi të ndryshojë sërish narrativën historike për Kosovën, ashtu siç u përpoq të bënte presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara, duke ndryshuar narrativën rreth asaj se kush ishte agresor e kush ishte viktimë", tha Maliqi.

Ky i fundit theksoi se paqja dhe zhvillimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor janë të rëndësisë kyçe për të ardhmen e rajonit, duke shpresuar se brezat që vijnë do të jetojnë pa luftëra.

"Mendoj se brezi i fëmijëve të mi do të jetë gjenerata e parë që nuk ka kaluar ndonjë lloj lufte. Mundësia që ky rajon paqësor të zhvillohet ekonomikisht është çelësi për zhbllokimin e potencialit të të gjithë Ballkanit Perëndimor, sesi një herë e mirë t'i japim fund luftërave dhe t'i drejtohemi të ardhmes dhe asaj që mund të ofrojë kjo botë", konkludoi Maliqi.