Gogiq: Diaspora ishte “votë e artë” për Kurtin, PDK tentoi që të tërhiqte një pjesë të zgjedhësve

gogić
Burim: Kosovo Online

Politologu Ognjen Gogiq u shpreh se diaspora ka qenë burim i rëndësishëm për mbështetjen e liderit të Vetvendosjes Albin Kurti në dy ciklet e mëparshme zgjedhore dhe se ndikimi i saj ka qenë veçanërisht i shprehur për shkak të pjesmarrjes relativisht të ulët tek popullsia vendase duke shtuar se për tani nuk ka tregues se kjo do të mund të ndryshojë pavarësisht vendimit që dënoi liderët e UÇK në Hagë.

Gogiq kujtoi se në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, një numër i madh pjestarësh të diasporës shqiptare erdhën në Kosovë gjatë festave e disa prej tyre e përdorën qëndrimin për të votuar pro Kurtit.

"Diaspora ishte votë e artë për Kurtin në dy ciklet e mëparshme zgjedhore. Në dhjetor, diaspora i solli Kurtit fitore të madhe e bindëse. Në qershor të këtij viti nuk erdhën në atë masë në Kosovë, por u përcollën mbështetje nga jashtë, si duke votuar në përfaqësitë diplomatike e konsullore, si dhe përmes rrugës postare", tha Gogiq për Kosovo Onlajn.

Ai vuri në dukje se ndonëse numri i votuesve nga diaspora në qershor ishte më i paktë në raport me periudhën e festave kur një numër i madh njerëzish vijnë në Kosovë, rëndësia e saj ishte sërish disproporcionale e madhe për shkak të pjesëmarrjes së ulët të popullsisë vendase.

"Kur në qershor u numëruan votat nga diaspora, u rrit mbështetja për Kurtin dhe forca e tij relative në raport me partitë e tjera, kështu që në fund diaspora i mundësoi të mund të formonte i vetëm qeverinë me partitë e pakicave. Para kësaj, besohej se nuk do të mund të formonte qeveri pa ndonjë parti shqiptare", tha Gogiq.

Sipas fjalëve të tij, mbështetja e diasporës për Kurtin nuk kufizohet vetëm në periudhën e festave, çka sikurse tha e dëshmuan dhe zgjedhjet e qershorit.

"Nëse do të mbahen zgjedhjet në nëntor, çka nuk është koha e vitit kur diaspora vjen në numër të madh, ata sërish mund t’a mbështesin Kurtin me dërgimin e votave përmes postës apo përmes misioneve diplomatike. Kështu që fushata e Kurtit në çdo rast përllogarit diasporën", vlerëson Gogiq.

Ky i fundit shtoi se është e mundur që diaspora të jetë sërish e interesuar të votojë sesa popullsia vendase, e cila, sipas fjalëve të tij, në masë më të madhe është më e dorrëzuar dhe apatike ndaj proceseve politike.

Duke folur për ndikimin e vendimit të Odave të Specializuara të Kosovës në Hagë në raport mes Kurtit dhe diasporës, Gogiq tha se për tani nuk ka tregues që vendimi ka ndikuar negativisht në mbështetjen që kryeministri i Kosovës ka mes shqiptarëve në diasporë.

"Deri më tani, nuk ka indicie që ky vendim në cilëndo mënyre të ketë dëmtuar Kurtin kur është fjala për diasporën. Në vende të ndryshme, diaspora po mban protesta, megjithatë ato orjentohen ndaj vendimit dhe kundër qeverive të atyre vendeve që besohet se kanë mbështetur punën e Odave të Specializuara. Për tani nga diaspora nuk janë dëgjuar kritika ndaj qeverisë së Kurtit", tha Gogiq.

Ai vuri në dukje dallimin mes protestave të diasporës jashtë vendit dhe protestave që mbahen në Kosovë, duke vënë në dukje se ato në Prishtinë dhe qytete të tjera, kanë dhe dimension antiqeveritar.

"Protestat që mbahen në Kosovë, në Prishtinë dhe qytete të tjera, njëkohësisht janë protesta kundër vendimit dhe kundër Odave të Specializuara në Hagë, por kanë dhe konotacion antiqeveritar, sepse Qeveria e Kosovës kritikohet se nuk ka bërë mjaftueshëm që të mos shkohej drejt këtij rezultati. Kjo në diasporë për tani nuk shikohet”, tha Gogiq.

Sipas fjalëve të tij, mbetet çështje e hapur nëse në rastin e zgjedhjeve të reja, vendimi në Hagë mund të shkaktojë solidaritet më të madh të diasporës me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), pra nëse mbështetja për ish liderin e asaj partie Hashim Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të dënuar të UÇK mund të ndikojë në angazhimin zgjedhor të një pjese të diasporës.

"Nëse, të themi, në rastin e zgjedhjeve të reja ai vendim tek diaspora do të krijonte ndonjë lloj solidariteti ndaj DPK dhe që në emër të atij solidariteti ndaj Thaçit dhe liderëve të tjerë të diasporës të ridrejtohej drejt DPK, kjo është tani çështja. Këtë do t’a shikojmë", tha Gogiq.

Ky i fundit theksoi se Kurti ende ka argumente me të cilat mund t'i përgjigjet kritikave eventuale të diasporës në lidhje me vendimin, duke kujtuar qëndrimin e tij të hershëm ndaj Odave të Specializuara.

"Kurti përsëriti se përherë ka qenë kundër Odave të Specializuara. Votoi kundër tyre dhe se ajo gjykatë u themelua për këtë, kështu që diaspora nuk mund t’a fajësojë atë për kontributin që ka dhënë në ndonjë mënyrë në këtë rezultat me të cilin ata janë të pakënaqur", tha Gogiq. Megjithatë, vlerësoi se mbetet çështje e hapur nëse PDK mund të mobilizojë mbështetje, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë, duke e paraqitur vendimin dhe pakënaqësinë ndaj tij si bazë për mbështetje politike.

"Pyetja e madhe është nëse PDK mund të mobilizojë mbështetjen e zgjedhësve në bazë të asaj pakënaqësie dhe t’a drejtojë atë drejt vetes. Këtë do t’a shikojmë vetëm kur të mbahen zgjedhjet", konkludoi Gogiq.