Drecun: Pritet luftë e madhe mes Kurtit dhe PDK për votat e diasporës
Kryetari i paradokohshëm i Komisionit për Mbrojtje dhe Punët e Brendshme në Kuvendin e Sërbisë Millovan Drecun u shpreh se mes Vetvendosjes, pra Albin Kurtit dhe Partisë Demokratike të Kosovës (DPK) po bëhet luftë për mbështetjen nga diaspora shqiptare duke bërë të ditur se tubimet mbështetëse për ish liderët e UÇK mund të përdoren edhe për qëllime politike, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të reja të mundshme.
Drecun kujtoi se gjatë vitit të kaluar, Kurti ndërmori fushatë intensive në diasporë, çka i solli rezultate në zgjedhjet e mbajtura para festave të Vitit të Ri.
Sipas fjalëve të tij, Kurti dhe tani tenton që me lëvizjet e orjentuara ndaj popullit sërb, si dhe
vënien në dukje të luftës së UÇK, të fitojë sa më shumë mbështetje mes shqiptarëve në diasporë,
"Diaspora shqiptare në kuptimin ekonomik është mjaft e pavarur. Ka të ardhura të konsiderueshme në raport me popullsinë në Kosovë e Metohi, por përherë ka qenë më radikale në mbështetjen e idesë dhe projektit të Shqipërisë së Madhe. Përherë qëndron pranë atyre që janë të avancuar në realizimin e atij plani shqiptaromadh, siç është Albin Kurti dhe është e gatshme t'i mbështesë", spegon Drecun për Kosovo Onlajn.
Ai vuri në dukje se Partia Demokratike e Kosovës, të cilën e themeloi Hashim Thaçi, tenton që protestat t'i shfrytëzojë për qëllime politike dhe një pjesë të elektoratit që mbështeti Kurtin, t’a tërheqë në anën e vet.
"Tani çështja është nëse PDK do të arrijë që një pjesë të elektoratit që shkoi me Kurtin, t’a kthejë në favor të saj. Para nesh është luftë mjaft e madhe për votat e diasporës mes Kurtit dhe Partisë Demokratike të Kosovës", shpreh bindjen Drecun.
Sikurse tha, ende nuk është e mundur të vlerësohet se kush do të marrë më shumë mbështetje, por beson se Kurti ka arsye t'i kushtojë vëmendje të veçantë disponueshmërisë së zgjedhësve në diasporë, duke pasur parasysh mundësinë që PDK të forcohet.
Drecun shtoi se protestat mund të vazhdojnë dhe PDK tenton të prezantohet si i vetmi aktor politik që mbron ish-pjestarët e UÇK dhe Hashim Thaçin.
"Tentojnë që tek personaliteti i Hashim Thaçiq të ndërtojnë imazh të ri politik që mund të rrisë ndjeshëm numrin e votave”, konkludoi Drecun.
0 komentet