Diaspora sërbe në Nju Jork tregon gjendjen e rëndë të popullit sërb në Kosovë

Srpska dijaspora opet u Njujorku ukazuje na težak položaj srpskog naroda na Kosovu
Burim: Kosovo Online

Ashtu si në vitet e kaluara edhe këtë vit diaspora sërbe në Amerikë gjatë sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, po e vë në pah situatën e rëndë në të cilën jetojnë sërbët në Kosovë, përmes aksioneve nëpër rrugët e Nju Jorkut. Nëpër rrugët më të rëndësishme të Nju Jorkut, si dhe në sheshin kryesor në qendër të qytetit, "Tajms Skuer", qarkullojnë kamionë që shfaqin në ekrane të mëdha pamje nga jeta e sërbëve në Kosovë.

Në emër të diasporës sërbe në Amerikë, Aleks Mitroviq tha se sot në Nju Jork ka nisur sesioni vjetor i Kombeve të Bashkuara dhe se ata ndodhen aty pikërisht për këto arsye. Ky është viti i tretë radhazi që kamionë të tillë mund të shikohen në rrugët e Nju Jorkut.

 

"Në kamionët pas meje emetohen pamje që tregon situatën dhe jetën e sërbëve në territorin e Kosovës e Metohisë. Ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e zyrtarëve dhe nëpunësve të shumtë ndaj kushteve të jetesës së sërbëve në Kosovë e Metohi", tha Mitroviq. 

Sikurse theksoi, ky aksion nuk është politik. 

"Përkundrazi, është aksion humanitar e para së gjithash akt patriotizmi," theksoi Mitroviq.

Në kamiona mund të shikohen pamje të pogromit të marsit, si dhe të Stefanit të vogël nga Gotovusha  të cilin e plagosi Azem Kurtaj natën e Krishtlindjes në vitin 2023. Në pamje shikihen dhe ndalimet e sërbëve, protestat e mjekëve të këtij viti por dhe mesazhet mbështetëse të presidentit të SHBA Donald Tramp në Beograd.