Manastiri i Deçanit: Autoritetet e Kosovës duken të vendosura të ndjekin kursin që kërcënon të nxisë konflikt ndëretnik

Manastir Visoki Dečani
Burim: Kosovo Online

Situata në Mitrovicën e Veriut është në kufijtë e eskalimit të madh pas aksionit policor mëngjesin e sotëm të ndërmarrë nga autoritetet kosovare dhe njoftimi për arrestimin, përdorimin e gazit lotsjellës dhe numrit në rritje të njerëzve që u tubuan në protëstë rrugës, sinjalizojnë rritje dramatike të tensioneve, bën të ditur Manastiri i Deçanit.

"Lutemi për parandalimin e çdo humbjeje të jetës njerëzore. Të tillë sjellje të pamatur, është e ngjashme me lojën me shkrepëse pranë një kutie ndezëse. Pavarësisht thirrjeve të shumta ndërkombëtare për de-eskalim, autoritetet e Kosovës duken të vendosura për të ndjekur kursin që kërcënon të nxisë konflikt ndëretnik me rezultate të paparashikueshme për të gjitha palët e përfshira” thuhet në profilin e Tuiterit të Manastirit të Deçanit. 

Në Tuiter shtohet se përgjigja e menjëhershme ndërkombëtare, është e domosdoshme për të parandaluar krizën.

"Është thelbësore që të dëgjohen zërat e moderuar dhe jo vetëm raportimet nxitëse të mediave luftarake. Zgjidhja e çështjes kosovare qëndron në vazhdimin e dialogut dhe respektimin e palëkundur të marrëveshjeve të vendosura më herët. Kjo veçanërisht përfshin Bashkësinë e Komunave Sërbe (ZSO), e cila përkrahet gjithashtu prej SHBA dhe BE. Kjo është theksuar vazhdimisht gjatë protestave paqësore të sërbëve të Kosovës ditëve të fundit” thuhet nga Manastiri i Deçanit.